Reperja Loredana Zefi nuk e ka mbajtur veten në daljen e saj të fundit, pasi ka shpërthyer në të qara gjatë koncertit për arsye që ende nuk dihen.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku Loredana shihet në tokë duke qarë e më pas dikush i çon një shami të fshijë lotët. Ajo duket shumë e emocionuar dhe ndoshta ka qenë pritja e publikut dhe dashuria që e kanë emocionuar.
Gjithsesi nga vet ajo nuk ka patur asnjë reagim lidhur me këtë video.
Në një status të gjatë të publikuar në Instastory ditën e djeshme, reperja shkruante se ka marrë shumë urrejtje, por ka qenë e fortë për familjen dhe vajzën e saj.
Discussion about this post