GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U akuzua për korrupsion, dënohet ish-kryeministri i Malajzisë

17:53 - 23/08/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
U akuzua për korrupsion, dënohet ish-kryeministri i Malajzisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i Malajzisë Najib Razak humbi ditën e sotme çështjen në gjykatën më të lartë të vendit i akuzuar për përvetësim të fondeve shtetërore. Pesë anëtarët e Gjykatës Federale vendosën njëzëri të lënë në fuqi dënimin me 12 vjet burg të marrë nga Gjykata e Lartë. Pas këtij vendimi zoti Razak nisi menjëherë vuajtjen e dënimit, duke u bërë ish-kryeministri i parë në vend që burgoset. Kolegji prej pesë anëtarësh i Gjykatës Federale tha se gjyqtari i Gjykatës së Lartë kishte të drejtë në gjykimin e tij dhe se ankimi i zotit Razak ishte i pabazë.

“Ky është një rast i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i shpërdorimit të pushtetit, shkeljes kriminale të besimit dhe pastrimit të parave“, tha kryegjykatësi Maimun Tuan Mat, i cili lexoi vendimin e gjykatës më të lartë të vendit.

Krahas dënimit me burg gjykata urdhëroi zotin Razak të paguajë dhe një gjobë prej 47 milionë dollarësh.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2009 Najib Razak krijoi një fond zhvillimi të quajtura “1Malaysia Development Berhad” (1MDB). Autoritetet thonë se të paktën 4.5 miliardë dollarë janë vjedhur e pastruar nga bashkëpunëtorë të zotit Razak.

Ish-kryeministri u shpall fajtor në vitin 2020 për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përvetësim në rrugë të paligjshme të 9.4 milionë dollarëve nga “SRC International”, një ish degë e fondit të zhvillimit (1MDB). Ish-kryeministri 69 vjeçar, ka pohuar se është i pafajshëm./VOA

Etiketa: Akuzohetkorrupsionkryeminister

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“Vendi në rrezik”, Berisha akuza Ramës: Pasuritë natyrore qeveria i përdor për t’ua dhënë oligarkëve

“Vendi në rrezik”, Berisha akuza Ramës: Pasuritë natyrore qeveria i përdor për t’ua dhënë oligarkëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com