GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndërron jetë aktivistja e njohur shqiptare

10:40 - 25/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndërron jetë aktivistja e njohur shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është ndarë sot nga jeta aktivistja e njohur shqiptare, Ajtanga Lubonja. Lajmi është bërë me dije nga familjarët me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ajtanga Lubonja është angazhuar në shumë çështje sociale, duke u bërë zë i qytetarëve.

Postimi:

Te nderuar miq,

Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!

Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!

Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!

Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines,nga shtepia ne rrugen Fortuzi!

Me respekt nga familja.

Edhe pse e përndjekur politike gjatë regjimit komunist, aktivistja Ajtanga Lubonja nuk u trajtua asnjëherë me pension special. Kërkesa e saj, iu drejtua përgjatë gjithë jetës të gjithë institucioneve dhe krerëve të politikës. Majtas e djathtas, para vdekjes, Ajtanga Lubonja kërkoi ndihmë pasi pensioni prej 16 mijë lekë të reja nuk i dilte, por thirrjet e saj ranë në vesh të shurdhët. Sot ajo u nda nga jeta, 25 vite pasi jetoi në një nga dhomat e konvikteve në Qytet Studenti. 

“Unë po vdes në një dhomë të mjerë konvikti, ku jetoj prej 25 vitesh e sëmurë dhe nuk kam mundësi kurimi…se ne na japin ilaçe të skaduara që të pasurohen politikanet tanë! Jetoj me nje PENSION MINIMAL, kërkova “PENSION SPECIAL” sepse i kam shërbyer vendit tim sa ta meritoj këtë pension”- shkruante ajo në dhjetor të 2016.

LETRA PARA VDEKJES: 

Z.Bujar Nishani, President i Republikës të Shqipërisë

Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës të Shqipërisë

Z.Donald Lu, Ambasador i SHBA në Republikës e Shqipërisë

Tiranë, 6.07. 2016

Jam Ajtanga Lubonja, qytetare e Republikës të Shqipërisë, 68 vjeç, banuese ne Tirane, e Persekutuar Politike, e dënuar me damkën e egër si “Armike e Popullit”!

Të nderuar Zotërinj,

Për funksionet qe mbani, jeni shpresa e çdo qytetari!

Duke provuar te gjitha rruget ligjore, duke trokitur ne çdo institucion qe presupozohet te zgjidh problemet e popullit dhe duke mos marre asnje zgjidhje…

vendosa t’Ju drejtohem!

Trajtimi i të Persekutuarëve Politikë dihet boterisht se ne çfare permasa shnjerezore eshte trajtuar dhe vazhdon te trajtohet!

Kam 25 vjet qe vetem pres!

Sot jam e lenë në harresë nga shteti im në një kohë kur ngrihen në piedestal KRIMINELË, HAJDUTË, OLIGARKË!

Vuajtjet dhe ulërimën e popullit nuk e degjon askush!

Vjedhja, korrupsioni na kanë mbuluar…

boll me spektakle sikur po luftoni per POPULLIN!

Diçka njerezore ju kam kerkuar…atë që më takon “Rehabilitimin dhe kompensimin e të Persekutuarit” për vuajtjet që kemi hequr që edhe kur t’i zhdëmtoni 100 % nuk zhdëmtohen dot kurrë!

Prindërit më vdiqën me buzë të plasur e në varfëri (vetëm një këst mori babai i shkretë dhe vdiq)!

Nëna ime e bija e Et’hem Totos, burrë shteti, patriot e Ministër i Brendshëm në vitete 1935-36, vdiq po ashtu,

ne bijtë po plakemi në varfëri të plotë,

unë po vdes në një dhomë të mjerë konvikti, ku jetoj prej 25 vitesh e sëmurë dhe nuk kam mundësi kurimi…se ne na japin ilaçe të skaduara që të pasurohen politikanet tanë!

Jetoj me nje PENSION MINIMAL,

kërkova “PENSION SPECIAL” sepse i kam sherbyer vendit tim sa ta meritoj këtë pension!

Emri i familjes LUBONJA e thotë;

emri i Familjes TOTO e thotë!

Kam qenë në ball të lëvizjes per Demokraci, kam marrë pjesë në Nisma ku jam dënuar me vdekje; isha pjesë e Lëvizjes për rrëzimin e Fullanit! Por Fullani po zhdëmtohet, po kërkon miliona, ndërsa unë vazhdoj të jem “Armike e Popullit”, sepse pensionet speciale dhe privilegjet vazhdojnë  t’u jepen komunistëve, spiunëve, lakejve! Ju kërkon ndihmë! Ndihmoni! Me respekt, Ajtanga Lubonja.

Etiketa: Ajtanga Lubonjaaktivistefamijarevdes

Lajme të lidhura

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Para
U kapën me armë zjarri dhe thikë, tentuan t’iu ikin uniformave blu, arrestohet i riu në Dimal, në kërkim shoku i tij

U kapën me armë zjarri dhe thikë, tentuan t'iu ikin uniformave blu, arrestohet i riu në Dimal, në kërkim shoku i tij

TË FUNDIT

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese
Aktualitet

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26

Shkurti nis me mot të ashpër në Greqi, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për një sistem të fuqishëm që do të sjellë reshje...

Lexo më shumë
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Bashkia po na heq bukën e gojës

12:15 - 31/01/26
Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

11:58 - 31/01/26
Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

11:40 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com