GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bordi dhe qeveria me dy fytyra”, Sula: E ulin naftën me 10 lekë dhe e rrisin me 120

20:40 - 23/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i PD-së sfidon qeverinë: Nëse gjeni një metër asfalt në Peqin për 9 vite, heq dorë nga posti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës në vend me 12 lekë dhe të benzinës me 4 lekë, në një kohë që çmimi për fuçi në bursën ndërkombëtare është në rënie të vazhdueshme. Kështu, deputeti Sula, i cili kërkoi nga Bordi që kryente një ulje të  naftës në vlerën 220 lekë/litër ose nën të, gjatë javës së shkuar, akuzon këtë organ dhe qeverinë se veprojnë me dy fytyra vetëm për të vjedhur shqiptarët. Sula nënvizon se edhe ministrja e Financave ka dalë në krah të oligarkëve, duke akuzuar ekspertët dhe ekonomistët e fushës kur konstatojnë se çmimi që vendos Bordi është një vjedhje e pastër në kurriz të qytetarëve.

“Qeveria me dy fytyra që vjedh shqiptarët! Në dy javët e kaluara çmimi i karburantit në tregun ndërkombëtar, në bursë shënoi një rënie të theksuar duke shkuar në nivelet e para luftës në Ukrainë. Por bordi i vjedhjes së shqiptarëve nuk e çoi për asnjë ditë çmimin e naftës me pakicë nën 2200 lekë të vjetër për litër naftë. Nuk mblidheshin por edhe kur mblidheshin bënin ulje qesharake me 10 lek të vjetër. Ndërkohë ministrja e Financave në mënyrë të vazhdueshme i ka dalë në mbrojtje interesit të oligarkëve dhe akuzonte ekonomistët, ekspertët e hidrokarbureve, neve përfaqësuesve të popullit se ngatërronim çmimin në bursë të naftës së përpunuar me atë të papërpunuar. Të gjithë ekspertët, ekonomistët, politikanët e tjerë që kërkonin uljen e çmimit të naftës si reflektim i bursës, ishin injorantë vetëm qeveria ishte “gjeniu” që bënte përllogaritje të sakta. Por përkundër argumentit të ministres del sërish Bordi i vjedhjes së qytetarëve ” – shkruan Sula në facebook.

Më tej ai thotë se dy ditët e fundit i njëjti burim që të cilit i jemi referuar kur është ulur çmimi në bursë, ka treguar një rritje të lehtë të çmimit. Sipas tij, çmimi i naftës sot në pikat me pakicë shitet me 2390 lekë të vjetër për litër nga 2270 lekë për litër që shitej pak ditë më parë.

“Dy ditët e fundit i njëjti burim që të cilit i jemi referuar kur është ulur çmimi në bursë, ka treguar një rritje të lehtë të çmimit. Por këtë herë Bordi nuk bëri sikur nuk e pa, por u mblodh sot dhe nuk bëri rritje njësoj siç e ulte me 10 lek të vjetër, por e rriti me 120 lekë të vjetër. Çmimi i naftës sot në pikat me pakicë shitet me 2390 lekë të vjetër për litër nga 2270 lekë për litër që shitej pak ditë më parë. Kjo është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve. Është absurditet që do tu kthehet në bumerang të pangopurve të qeverisë dhe oligarkëve. Duke rritur çmimin, qeveria mbush arkat e shtetit për të mbyllur gropat evazive, njëkohësisht fitojnë edhe oligarkët e naftës me përqindjen e marzhit të fitimit. Të vetmit që humbasin janë shqiptarët. Qytetarët e ndershëm që jetojnë me djersën e ballit. Ndaj ne shohim çdo ditë e më shumë shqiptar që largohen nga ky vend. Në fakt nuk duhet të ikin shqiptarët, duhet të largohen dhe të vendosen para drejtësisë ata që vjedhin dhe që abuzojnë” – shkruan Sula në facebook.

 

Etiketa: bordiDashnor SulafytyraLekenaftaqeveriarrisin

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Reperit shqiptar i sekuestrohet shuma marramendëse e parave në doganë (EMRI+FOTO)

Reperit shqiptar i sekuestrohet shuma marramendëse e parave në doganë (EMRI+FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com