GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mustafi: Qytetarët e Luginës së Preshevës, të drejta si banorët e katër komunave veriore të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mustafi: Qytetarët e Luginës së Preshevës, të drejta si banorët e katër komunave veriore të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi deklaron se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në jetën e qytetarëve të Luginës.

Sipas tij, banorët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit duhet të kenë të drejta të barabarta, njësoj si banorët e katër komunave veriore të Kosovës. Në intervistën për KosovaPress ai flet edhe për marrëveshjen e përgjithshme prej gjashtë pikave për normalizimin e raporteve, ku thotë se nuk duhet të krijohen standarde të dyfishta për komunitetet.

Pas takimit në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka përmendur gjashtë pikat e marrëveshjes finale, që siç tha ai, i ka paraqitur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse këto nuk janë konfirmuar nga qeveria, Mustafi kërkon vëmendjen ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“S’ka asnjë arsye që serbët në Kosovë të kenë më shumë liri, më shumë të drejta dhe më shumë barazi se sa shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk ka asnjë arsyeje që t’i mohohet kjo shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përderisa mund të arrihet një marrëveshje. E gjithë kjo traumë dhe pasojat traumatike që kanë ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe për një marrëveshje të paqes, për një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë e që do të krijonte hapësirë më të madhe për progres edhe të Serbisë dhe Kosovës, duke i trajtuar me standarde të njëjta komunitetet si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, sepse standardet e dyfishta vërtet do të krijojnë hapësirë për tensione dhe konflikte të ardhshme”, është shprehur ai.

Teksa flet për arritjen e marrëveshjes finale, ai thekson se ka pasur pasoja të jashtëzakonshme për shkak të moszbatimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave.

 

Etiketa: Kosovemustafi

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
Trageti “lë në mes të rrugës” udhëtarët, anulohet lundrimi nga Durrësi drejt Ankonës

Trageti “lë në mes të rrugës” udhëtarët, anulohet lundrimi nga Durrësi drejt Ankonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com