GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Myslim Murrizi lë të hapur mundësinë për bashkëpunim me PD: Mbetem brenda së djathtës!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Myslim Murrizi lë të hapur mundësinë për bashkëpunim me PD: Mbetem brenda së djathtës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Myslim Murrizi e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe çdo subjekt politik të qendrës së djathtë nga shtatori. I ftuar në studion e ABC, Murrizi përjashtoi bashkëpunimin me LSI duke theksuar se do të mbetet brenda të djathtës.

“Nuk e konsideroj LSI parti anti komuniste. Mbetem brenda të djathtës. Si mund të jem unë me marksist leninistë. Do të jem në sinkron me ato parti të spektrit politik të qendrës së djathtë. Nga PD dhe çdo parti me qendër të djathë.  Nuk kam pasur komunikim me Lulzim Bashën. Luli nuk është pronar i PD. Është kryetari i shtatë. Nuk kam ardhur në PD për asnjë kryetar por si një shqiptarët me mllef në revoltë kundër Ramiz Alisë.

Kush ka qenë në pushtet. Kam reaguar me qëndrim. Politikani nuk matet shumë nga çfarë por nga qëndrimet dhe veprimet e tij.  Kur kam mbledhur firmat për partinë kam pasur Arlind Çarçanin, Halit Valterin. Jam i hapur për cilindo nga këta dhe ata që kanë qenë para tyre në cilindo subjekt politik të qendrës së djathtë. Shpresoj që vendimi i Kushtetueses do të jetë i drejtë. Besoj se do të ketë shumë njerëz që do vijë te Lëvizja Demokratike Shqiptare sepse shohin garë të hapura”, u shpreh Murrizi.

Ai u shpreh se një pjesë e vogël e deputetëve të opozitës, duke veçuar ata të partive të vogla aleate do të kenë flirt me maxhorancën për miratimin e ligjeve në legjislaturën e ardhshme. Murrizi deklaroi se gjatë kohës që vendosi të qëndrojë në Kuvend pas djegies së mandateve, ka arritur sa i duhet të arrijë një partie opozitare gjatë mandatit të saj, duke e quajtur të gabuar pretekstin e opozitës për të dalë në Kuvend për shkak të mospërfshirjes në vendimmarrje. Ai shtoi se në do paraqesë kandidatë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

“Një pjesë e vogël nga 59 deputetët do ketë flirt me maxhorancën për të mbërthyer ashtu si dinë të bëjnë këto. Ish funksionarët e lartë të PS janë deputetë të PD dhe anasjelltas. Këta bashkë kanë qenë. Benet Beci erdhi nga PD, sot është deputet i PD. Idrizi dhe Mesila Doda. Katër vjet në qeverisje me Ramën zgjodhën dhe Metën president.

Kam arritur më shumë se arrin një opozitë gjatë mandatit të saj. Opozita në të gjithë botën pa u marrë me këta që nuk na pyet Rama prandaj po djegim mandatet. Më gjeni një vend të botës ku opozita bën ligje. Opozita ka fjalën për të kundërshtuar. Kam dy vjet që kam artikuluar në parlament dallaveret që këta kanë me njëri tjetrin. Kam denoncuar tre tendera në organet e drejtësisë. Këta janë njerëz që kërkojnë përmes ofiqeve të fshehin të kaluarën e tyre“, tha ai.

Etiketa: bashkepunimLSIMyslim MurriziPD

Lajme të lidhura

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Para
Po shkonin me pushime në Vlorë, këta janë anëtarët e familjes që humbën jetën në aksidentin tragjik (Foto)

Po shkonin me pushime në Vlorë, këta janë anëtarët e familjes që humbën jetën në aksidentin tragjik (Foto)

TË FUNDIT

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç
Aktualitet

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 të mitur, të dyshuar si të përfshirë në një konflikt ku ka mbetur...

Lexo më shumë
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com