GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kandidon për deputete në parlamentin italian, Likmeta: Synoj mbështetjen e shqiptarëve

20:52 - 25/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kandidon për deputete në parlamentin italian, Likmeta: Synoj mbështetjen e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E ikur në vitin 1997 si emigrante, Anita Likmeta vajza nga Durrësi, shumë shpejt mund të jetë një përfaqësuese e komunitetit shqiptarë në Parlamentin italian. Në një intervistë për Roport Tv, Likmeta ka treguar më shumë mbi kandidim e saj për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, ku thekson se kjo arritje është motivim për shqiptarët atje. Ajo tha se kandidimi është një gjë e madhe që motivon të rinjtë.

Likmeta foli rreth fillesave të saj në karrierë, vështirësive që ka hasur si emigrante në shtetin Italian, dhe më e rëndësishmja, për të ardhmen, për rëndësinë e të zgjedhurit si përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali në zgjedhjet që do të zhvillohen në 25 shtator.  Ajo shprehet se pothuajse gjatë gjithë jetës së saj ka qenë në një farë mënyre pjesë e  politikës, duke iu dashur të merret me dokumentet e saj, por dhe me fushën e sipërmarrjes.

“Jeta ime është një jetë politike se kam jetuar në Itali dhe duke rregulluar dokumentet vit për vit derisa kam marrë shtëpinë Italian si një emigrante dhe ky shtet më kujtonte se kush jam. Jam një njëri politik. Edhe puna ime , një sipërmarrëse, ka të bëjë gjithmonë me politikën, e cila vendos se si do të shkojë një kompani, ekonomia e një shteti. Çdo gjë është politik për mua” – u shpreh Likmeta.

Likmeta foli rreth vështirësive të një emigranti, sidomos të grave dhe vajzave për t’u përshtatur në jetën e shtetit italian, si dhe sakrificave për t’u bërë pjesë e politikës.

“Është shumë e vështirë, besoj që të gjithë shqiptarët sikurse unë me familjen time, e kuptojnë se sa e vështirë dhe sa sakrificë është që të emancipohesh, sidomos për një grua, për një vajzë të realizohet në një shtet të huaj apo në një punë si kjo e imja  ku mbizotërojnë më shumë burrat sesa gratë. Ka qenë gjithmonë një udhëtim i vështirë, por në fund fare, sakrificat këmbëngulja, jam përpjekur për të realizuar ato që ishin ëndrrat e mia . Beteja më të mëdha, më të vështirat janë më të bukura” – u shpreh ajo.

Likmeta është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

“Ma kanë propozuar Impegno Civico të Partisë Demokratike. Komuniteti shqiptar nuk është më i dobët. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Besoj që ka arritur koha që shqiptarët e Italisë të kenë një zë të tyre dhe një përfaqësim institucional në qeverinë shqiptare.”, tha Likmeta.

Likmeta do që nëpërmjet përfaqësimit të saj t’i jap mesazh të rinjve se pavarësisht vështirësive në një vend të huaj, ëndrrat mund të arrihen.

‘”Për mua është diçka e madhe, sidomos për të rinjtë që po shohim. Ne do tu japim vëmendje. Tu japim guximtë rinjtë, me historinë time, çdo njeri  duhet të mendojë se do arrijë të realizohet. Një udhëtim që dalëngadalë do mund të realizohet. Është një mesazh që politika italiane duhet t’jua japin komuniteteve, tani për tani sidomos komunitetit shqiptar, sepse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë janë shekullore” , u shpreh Likmeta.

Ajo thotë se është koha që komuniteti shqiptar i dyti më i madh në Itali të ketë përfaqësimin në politikë.

“Shqiptarët duhet të kenë një zë të tyre, që do të jetë një ndryshim historik, do të jemi qytetarë me një përfaqësim politik. Shqiptarët e Italisë janë të integruar, kanë kaluar 30 vite nga eksodi.”, tha Likmeta.

Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Ajo është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio. Kandidatura e Anita Likmetës është një ngjarje historike e paprecedentë për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë për herë të parë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian.

 

Etiketa: Anita LikmetadeputeteItalianKandidonmbeshtetjeParlamentishqiptaret

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Live/ Florian Marku pritet të zbres në “Air Albania”, stadiumi mbushet me tifozë

Live/ Florian Marku pritet të zbres në “Air Albania”, stadiumi mbushet me tifozë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com