GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U mbyt para syve të babait, i jepet sot lamtumira e fundit 6-vjeçares

09:14 - 26/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U mbyt para syve të babait, i jepet sot lamtumira e fundit 6-vjeçares
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot do të jepet lamtumira e fundit për 6-vjeçaren shqiptare, e cila u mbyt në plazhin e Korinthit në Greqi më 23 gusht. Amelia e vogël do të varroset në Shqipëri. Ndërsa mësohet se babai i saj nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, pasi është nën hetim, e për pasojë nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit.

Babai i Amelias akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik. Ai po procedohet në gjendje të lirët me kushte kufizuese nga drejtësia greke. Amelia u mbyt në sytë e të atit, teksa ai tentoi të ngjiste në varkë. 6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Sipas rrëfimit të babit shqiptar, ai nuk u zhyt për ta shpëtuar të bijën, pasi siç thotë vuan nga astma, e si rrjedhojë nuk mund të marrë frymë në ujë.

42-vjeçari foli dje për mediat greke i cili tha se nuk do ta dëmtonte kurrë fëmijën e tij, pasi e adhuronte atë.

“Nuk do ta dëmtoja fëmijën, e adhuroja. E adhuroja fëmijën tim, ajo ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë.Unë dhe gruaja ime nuk kemi asnjë problem, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija nga puna çdo pasdite dhe e merrja. Sot fëmija im largohet dhe shkon në vendin tim për ta varrosur. Nuk jam në gjendje të them asgjë tjetër. Unë thashë gjithçka në dëshminë time”.

Ndërkohë në një intervistë tjetër që dha për televizionin SKAI, 42-vjeçari tha se kishte bërtitur fort kur Amelia e vogël ranë det, por askush nuk e dëgjoi për shkak të astmës.

“Kam thirrur për ndihmë, por ndoshta nuk më kanë dëgjuar. Unë vuaj nga astma , volum i zërit tim është i ulët.”

Hetuesit e kanë ngritur dyshimet, pasi babai shqiptar futi të bijën në ujë me rroba dhe që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar atë, teksa e shihte për 3 deri në katër minuta të luftonte me vdekjen.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias më herët.

Kujtojmë se gjithçka nisi, kur babai shqiptar, i divorcuar nga gruaja, mori Amelian për të dalë për të ngrënë në një restorant buzë detit. Për shkak se moti ishte i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, ata nuk do të laheshin në det dhe për këtë arsye nuk morën rroba banje me vete. Pasi kanë ngrënë, sipas dëshmitarët okularë Amelia kërkoi nga i ati që të shkonin te varka që ishte ne det.

I ati i tha se nuk kishin rroba banje me vete, por Amelia këmbënguli dhe kështu ai pranoi të shkonte te varka me të bijën. Distanca e varkës nga deti ishte rreth 25-30 metra dhe thellësia e ujit 5-6 metra. Deti ishte i trazuar për shkak të motit të keq. Babai mori një jelek shpëtimi, ia vuri vajzës së tij dhe siç ishin të veshur me rrobat u drejtuan për te varka. Babai nuk kishte me vete telefonin apo sende të tjera. Siç u tha babai rojeve bregdetare, kur ata iu afruan varkës, ai u përpoq të ngrinte në krah Amelian për ta futur në varkë , por ajo rrëshqiti.

Sipas tij pasi rrëshqiti, të miturës i doli jeleku dhe për pasojë 6-vjeçarja përfundoi poshtë varkës.

Ajo që ngre dyshime është fakti që babai nuk bëri asgjë për të shpëtuar të bijën e tij. Ai ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar sepse kishte astmë, dhe se nuk mund ta mbante frymën në ujë. Pyetja e madhe që mbetet është se pse babai i Amelias nuk bëri asgjë në 3-4 minutat që vogëlushja po luftonte me vdekjen.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për babanë e Amelias, pasi ai akuzohet se ka ekspozuar në rrezik të miturën. Ai u arrestua dje nga policia greke, ndërsa sot është lënë i lirë me kushte kufizuese. Hetuesi dhe prokurori vendosën lirimin e tij me kufizimin e daljes jashtë vendit dhe paraqitjen e tij çdo ditë të parë të muajit në komisariat.

Etiketa: babaiGreqilamtumirmbytetShqiperiVajza

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Escobar kërkon distancimin e Berishës: PD të lërë pas të shkuarën

Tensionet në veri, Escobar: Prishtina dhe Beogradi të zotohen se nuk do të ketë dhunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com