GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ceremonia pritëse, trajneri i Kombëtares së boksit: Turp që barazojnë Florian Markun me Luiza Gegën!

11:01 - 27/08/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Ceremonia pritëse, trajneri i Kombëtares së boksit: Turp që barazojnë Florian Markun me Luiza Gegën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë më parë, Florian Marku regjistroi fitoren e 12-të në karrierë në boksin profesionist në moshën 29-vjeçare, teksa mposhti me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez në duelin për titullin “WBC Silver Welterweight”. Një fitore që bëri jehonë, por sigurisht ka hapur edhe shumë diskutime. A mund të quhet një arritje për boksin shqiptar suksesi i Markut? E kush më mirë se trajneri i kombëtares shqiptare të boksit mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje. Kështu, gazeta panorama sport ka kontaktuar me Zef Gjonin, i cili ia ka kushtuar jetën boksit, duke nxjerrë kampionë për dekada me radhë. Për trajnerin e kombëtares kuqezi, nuk ka asnjë dyshim: gjithçka është manipuluar që në fillim, me përfshirjen e politikës. Gjoni e quan të turpshme pritjen e qeverisë për Florian Markun, teksa shpjegon se ky boksier nuk ka bërë asgjë për të merituar diçka të tillë. Gjoni ndalet edhe te ndeshja ndaj rivalit meksikan, Miguel Parra Ramirez, të cilën e quan një përballje të niveleve të ulëta, ndërsa thotë se Markut iu dha fitorja pa meritë. Madje, trajneri shprehet se për Markun nuk ka kuptim vijimi i karrierës, kur nuk mundi të tregohej superior ndaj një kundërshtari që është në vend të 262-të në Botë dhe në vend të 32-të në Meksikë për peshën e tij. Gjoni gjithashtu deklaron se Shqipëria ka boksierë më të mirë në peshën e Markut, teksa përmend medalistin botëror Alban Beqirin apo Denis Nurjen. Ndërkohë që ka edhe një ftesë për “Albanian King”…

Gjoni, cili është komenti juaj për ndeshjen e Florian Markut në Tiranë?

Të them të drejtën unë kisha dëshirë që ta ndiqja ndeshjen nga afër dhe do ta inkurajoja nëse do të kisha mundësi, si gjithë të tjerët. Por nuk kemi marrë asnjë ftesë, as unë, as Federata Shqiptare e Boksit dhe asnjë boksier shqiptar. Megjithatë e kam ndjekur me shumë dëshirë dhe me vëmendje nëpërmjet televizorit. Ishte një ndeshje e manipuluar, sepse gjithçka u përfshi në rrymat politike. Nëse më parë kishte “X” persona që e mbështesnin, po mos ta politizonte duelin, ndoshta do të kishte edhe më shumë. Nuk më pëlqen që të lidhet sporti me politikën dhe të shkojë një boksier te kryeministri e të thotë: “Unë do të marr titullin kampion bote dhe ti do të fitosh zgjedhjet”. Këto janë shfaqje të turpshme për çdo shqiptar që e kupton sadopak boksin, është fyerje e inteligjencës. Është e turpshme, pasi kryeministri duhet të ketë këshilltarë dhe specialistë për sportin…

Ju thoni që nuk e meriton pritjen nga kryeministri Rama?

Pa fituar titull dhe pa fituar asgjë, u prit nga kryeministri Edi Rama, nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke u barazuar me Luiza Gegën, që erdhi me medalje ari. Ndërsa Alban Beqiri, medalist në Kampionatin Botëror dhe boksier i një niveli më të lartë, nuk është pritur nga kreu i qeverisë. Mora vesh që edhe nesër (sot) do të ketë përsëri pritje nga kryeministri për Markun. Është turp për kryeministrin dhe për të gjithë ata që do ta sjellin deri aty. Mos ta përdhosin veten më tepër, as kryeministri dhe as Erion Veliaj, duke pritur një person që nuk ka arritur asgjë në sport për të merituar ceremoni të tilla. Ju mund të prisni dhe të respektoni çdo njeri, por për merita sportive duhet të shikoni se çfarë kanë arritur këta njerëz. Po barazoni një legjendë si Luiza Gega me Florian Markun, që s’ka bërë asgjë…/Intervista e zhvilluar për Panorama Sport

Etiketa: gegaKryesore1Luiza Gegamarku

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Çfarë ka dhënë Marku për vendin? “Shpërthen” trajneri i ekipit të boksit: Rinia nuk ka nevojë për show!

Çfarë ka dhënë Marku për vendin? “Shpërthen” trajneri i ekipit të boksit: Rinia nuk ka nevojë për show!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com