GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“M’ka çuar nona me la gojën”, PD: Rama nuk prek dot ujësjellësit, ndaj rrit çmimet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve, deputeti i PD: Të vëmë para përgjegjësisë qeverinë e makijazhit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD Dashnor Sula, shprehet se moslikujdimi i faturave të energjisë elektrike nga ana e Ujësjellësave nënkupton kosto shtesë për buxhetin e shtetit, gjë që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.

Sipas tij “kryeministri nuk mund të prek ujësjellësit”, por ka vendosur që sërish të rrjepë qytetarët duke rritur çmimin e energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësve dhe institucioneve të tjera shtetërore!

Statusi i plotë:

“M’ka çuar nona me la gojën”

Shprehja “M’ka çuar nona me la gojën”, i përshtatet fiks mbledhjeve propagandistike të kryeministrit. Ju kujtohet pak muaj më parë një mbledhje e kryetarit të qeverisë qendrore me kryetarët e bashkive?

Po lajmet bombastike: Rama i bën dush të ftohtë kryebashkiakëve?

Në mbledhjen me kamera kryeministri i kërkonte në mënyrë urdhërore të zgjedhurve lokal që të shlyenin borxhet e krijuara nga mospagimi i energjisë elektrike.

Por duket se presioni i kryeministrit ka qenë vetëm për efekt propagandistik dhe pas mbledhjes u ka rrahur shpatullat dhe u ka thënë që të vazhdojnë kështu. Le të mos paguajn faturat mjafton të mbajnë militant në punë. Ky konkluzion del duke parë rezultatet.

Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërish gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Sipas informacioneve zyrtare në fund të muajit Qershor vlera e faturave të palikujduara arriti në rreth 18.1 mld lekë. Kjo është shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.

Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është Maj – Korrik 2015, me 1.5 – 1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndërmor në vitin 2014. Ndërkohë që, pas Korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit qershor 2022.

Moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.  Vetëm gjatë vitit 2021, buxheti i shtetit transferoi pranë shoqërive të ujësjellësve 380 mln lekë, ndërkohë që për vitin 2020 këto subvencione ishin 230 mln lekë apo 150 mln lekë më pak. Kaq i madh është korrupsioni në këto institucione që punësojnë patronazhistë saqë megjithë paratë që i jep qeveria qëndrore, sërish krijojnë borxhe të mëdha.

Sigurisht, kryeministri nuk mund të prek ujësjellsat, por ka vendosur që sërish të rrjep qytetarët duke rritur çmimin e energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësave dhe institucioneve të tjera shtetërore!

Etiketa: PDRama

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Pasojat e luftës Rusi-Ukrainë/Nafta rritet mbi 105 dollarë. Po Shqipëria?

Bordi vendos çmimet e reja, rriten sërish kostot e karburanteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com