GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Prej dhjetë vitesh merrte informacione nga NATO/ Kosova ishte synimi tjetër i spiunes ruse

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Prej dhjetë vitesh merrte informacione nga NATO/ Kosova ishte synimi tjetër i spiunes ruse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua e re magjepsëse si “Mata Hari e ditëve të sotme” është përshkruar spiunia e fshehtë ruse që kërkonte të merrte informacion nga NATO. Hetimet  zbuloi se Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e cila kaloi pothuajse dhjetë vjet duke krijuar lidhje miqësore dhe ndonjëherë romantike me stafin nga Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali, ishte në fakt Olga Kolobova, një agjente e ushtrisë ruse GRU.

Kolobova ishte një anëtare e Lions Club Napoli Monte Nuovo, një klub social pranë bazës detare që ishte popullor me personelin ushtarak. Tani besohet se Kolobova po përdorte taktikën klasike të spiunazhit të “kurthit të mjaltit” për të mbledhur informacione rreth operacioneve të NATO-s në Irak, Kosovë dhe Afrikën e Veriut, raporton dailystar. E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi “një numër oficerësh të NATO-s” dhe në disa raste u ofroi të paguante për anëtarësimin e tyre në klub për të mbajtur kontakte të ngushta me ta. Një oficer pranoi para hetuesve se kishte shijuar një “marrëdhënie të shkurtër romantike” me Kolobovën dhe shumë të tjerë besohet se kishin zënka me të gjatë qëndrimit të saj dhjetëvjeçar në Itali.

Ajo gjithmonë kishte pohuar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman. Megjithatë, një hetim dhjetë-mujor nga gazeta italiane La Repubblica – duke punuar me një ekip të revistës gjermane Der Spiegel dhe uebsajteve investigative Bellingcat dhe The Insider – përdori softuer për njohjen e fytyrës dhe prova të tjera për të përcaktuar identitetin e saj të vërtetë.

Kolonel Shelia Bryant, e cila ishte inspektore e përgjithshme e forcave detare amerikane në Evropë dhe Afrikë në atë kohë, thotë se ajo kishte pasur gjithmonë dyshimet e saj. La Repubblica e përshkroi Riverën si një Mata Hari të ditëve moderne, e cila kishte lënë pas vetes një gjurmë zemrash të thyera, ndërsa flirtonte me një numër të lartë të personelit të marinës amerikane dhe NATO-s. Sipas raportit të Bellingcat, asnjë agjenci e inteligjencës perëndimore nuk e kishte vërtetuar identitetin e Kolobovës, apo edhe kishte nisur një hetim, përpara operacionit të përbashkët me La Repubblica. /Telegrafi/

Etiketa: informacioneKosovaNATOspiune ruse

Lajme të lidhura

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar
Breaking Views

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Para
I kërkonte Spanja/ Ekstradohen dy shqiptarët e arrestuar, akuzohen për…

I kërkonte Spanja/ Ekstradohen dy shqiptarët e arrestuar, akuzohen për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com