GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Vjeshta e trazuar që na pret

17:40 - 27/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Vjeshta e trazuar që na pret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Kalemaj

Pas një vere të nxehtë dhe të thatë, shirat e lehtë që kanë filluar, paralajmërojnë një vjeshtë të stuhishme. Situata energjetike e cila ka alarmuar gjithë Evropën përveç Shqipërisë që flet me eufori për eksportim energjie pas mbërritjes së atyre dy anijeve që vijnë nga Bangladeshi me një kosto prej 100 mijë eurosh në ditë. Borxhi real që përej shifrave zyrtare ka shkuar në nivele të papërballueshme, ku vetëm për vitin 2022, stoku i Borxhit Publik është planifikuar të jetë rreth 1,40 biliardë Lekë, me një rritje prej 78.6 miliardë Lekë apo 6% krahasuar me stokun e borxhit publik të planifikuar për vitin 2021.

Kjo nënkupton një kosto për frymë rreth 496,040 Lekë apo mbi 4000 euro për përson. Krahasuar me vitin 2017, një qytetar Shqiptar parashikohet të paguajë rreth 117,343 Lekë më shumë, me një rritje të kostos për frymë prej 31%, për këtë pesëvjeçar.

Nga ana tjetër, ndërsa qeveria i mburret uljes së varfërisë në vend, kostot e përditshme dhe inflacioni real (jo ai i raportuar), janë në rritje akute. Mjaft të përmendim rritjen galopante të produkteve të mishit, bulmetit dhe të tjera produkteve të përditshmërisë që kanë bërë që rreth 60 përqind e buxheteve familjare të shkojnë për ushqim. Duke zënë krenarisht por edhe paturpësisht vendin e parë në Europën e gjerë për pjesën e të ardhurave që shkon për konsum të përditshëm. Shto këtu dhe faturat e energjisë elekrike, ujit, celularit, apo ilaceve për shtresën më vulnerabël që janë pensionistët dhe llogaria pse varfëria nuk është ulur por përkundrazi është ulur këmbëkryq në mos është rritur, del fare qartë.

Kjo situatë, bashkë me paaftësinë e klasës politike për të prodhuar ligjërim që shpreh shqetësimin e qytetarëve, legjislacion në favor të mbrojtjes së të drejtave të shtetasve të kësaj republike bananesh apo politika adekuate që do të synonin përmisimin e kushteve të jetesës, ka bërë që përditë e më tepër, shumë shqiptarë, kryesisht të rinj të aftë për punë, të braktisin këtë vend, si në kushte pandemie. Ka mbi një muaj që kryefjalë e mediave britanike janë dyndjet e shqiptarëve në këtë vend, kur këtë të hënë thyen dhe rekordin me plot 700 shqiptarë të kapur brenda ditës nga autoritetet britanike.

Pa numëruar ata që nuk janë kapur dot nga rojet bregdetare. Shqiptarët zënë mbi një të katërtët e numrit të përgjithshëm të emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë për të përftuar statusin e azilantit politik në këtë vend përgjatë 2022-shit. Janë të panumërta shtëpitë e barit dhe fermat e kanabisit që menaxhohen nga shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe vitet e fundit përherë e më tepër në Spanjë por edhe vende të tjera të BE-së si Belgjika etj.

Është e paimagjinueshme që shqiptarët e shekullit të 21-të, një vend antar i NATOs dhe që sapo ka çelur kapitujt e negocimit për antarësim të plotë në BE, një vend fanar i ‘Ballkanit të Hapur’ dhe me të tillë prijës global që i ka rënë për hise të drejtojë një kabinet krejtësisht mediokër, të katandiset në këtë derexhe, ku shpëtimi kërkohet te arratisja nga sytë këmbët.

Historia ndëshkon ata që dështojnë të mësojnë prej saj dhe kjo klasë politike që qëllim të parë dhe fundor ka mbijetesën e saj dhe jo prosperitetin e vendit, hajninë dhe jo politikat zhvillimore, ka për totem paranë dhe jo punët publike, shtrëngimin e radhëve dhe jo llogari-dhënien, nuk ka për të pasur kurrsesi fund të lavdishëm. Problemi është me të mbyturin që të mbyt dhe me anijen që po rrëshket në ujëra të rrezikshme ku në timonierin e ka të dehur dhe të paaftë. Vjeshta që po vjen nuk duket aspak premtuese në ndryshim të kursit të anijes dhe valët e emigracionit nuk mund të ndalen thjesht duke adresuar pasojën dhe duke injoruar shkakun.

 

Etiketa: Ilir KalemajOpinionprettrazuarvjeshta

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, shpëton shoferi i mjetit

Digjet një makinë në Vlorë, policia jep detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
Breaking Views

Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

23:15 - 16/02/26

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me situatën që kaloi Italia me...

Lexo më shumë
(VIDEO) Strakosha pret penalltinë ndaj PAOK-ut, mban AEK-un në krye të Superligës greke

(VIDEO) Strakosha pret penalltinë ndaj PAOK-ut, mban AEK-un në krye të Superligës greke

22:43 - 16/02/26
Shkarkime nga hidrocentralet e Drinit, Bashkia Shkodër: Mund të ketë rritje të nivelit të lumenjve

Shkarkime nga hidrocentralet e Drinit, Bashkia Shkodër: Mund të ketë rritje të nivelit të lumenjve

22:33 - 16/02/26
Porositës i vrasjes së Ardit Spahiut, prokuroria e Belgjikës kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan

Porositës i vrasjes së Ardit Spahiut, prokuroria e Belgjikës kërkon burgim të përjetshëm për Franc Çopjan

22:17 - 16/02/26
Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria dhe ISHP fshehën procesverbalin

Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë/ Kopshti u karantinua 21 ditë, Ministria dhe ISHP fshehën procesverbalin

20:27 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com