Gjykata ka caktuar masën e sigurisë me burg për Albert Pulake (Ostreni), autori i plagosjes 6 ditë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë. Po ashtu është lënë në burg edhe bashkëpunëtori i tij Fatmir Gega, 45 vjeç, i cili e strehoi autorin pasi plagosi 23-vjeçarin Renaldo Mejdani.
Në dëshminë e tij, Albert Pulake ka deklaruar se 23-vjeçari Mejdani e kishte qëlluar me grushte dhe më pas ai kishte qëlluar me armë për vetëmbrojtje. Albert Pulake ka shprehur pendesë, pasi thotë se 23-vjeçarin e njeh që të vogël pasi janë fqinj me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, 45-vjeçari ka thënë se nuk ishte në dijeni që shoku i tij i fëmijërisë ishte në kërkim. Pulake ka plagosur 23-vjeçarin me armë zjarri më darë 23 gusht. Ata kanë qenë së bashku në një lokal në zonën e Alliasit dhe pas një konflikti Pulake ka qëlluar drejt 23-vjeçarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke u strehuar në shtëpinë e 45-vjeçarit.
Të dy kanë rënë në prangat e policisë tre ditë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar edhe 39-vjeçarja me iniciale O.I e cila akuzohet se e ndihmoi Plauken të gjithashtu të arratisej nga vendngjarja.
Discussion about this post