GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Marrëveshja me Prishtinën, Vuçiç: Arritëm të…

16:29 - 28/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja me Prishtinën, Vuçiç: Arritëm të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 28 gusht se Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, duke shtuar se marrëveshja për dokumentet është një ujdi verbale.

Pasi vëzhgoi stërvitjen e përbashkët të policisë dhe ushtrisë në poligonin Pasullanksa Livada, Vuçiç u tha gazetarëve se marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është verbale sepse është marrëveshje e nënshkruar më 2011, në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Për shkak se marrëveshje veç është e nënshkruar] Nuk ishte e vështirë, ishte e lehtë për të gjithë”.

Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, 11 vjet më parë kishin arritur Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, që parashihte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje. Vuçiç tha se është “gjithmonë” i gatshëm që të marrë pjesë në mbledhje të Kuvendit të Serbisë sa i përket Kosovës. Bashkimi Evropian njoftoi më 27 gusht se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për eliminimin e lëshimit të dokumenteve për hyrje-dalje.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Ndërkaq, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.

Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Qeveria ka thënë se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Vendimi për targat dhe ai për dokumentet serbe rritën tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri, por pas heqjes së barrikadave, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u zotua për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për 1 shtator.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shtuan përpjekjet për të bindur palët që të ulin tensionet dhe të arrijnë ujdi për këto dy çështje. Në BE u mbajt një rund i dialogut më 18 gusht, por pa marrëveshje. Ndërkaq, gjatë kësaj jave, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për targat dhe dokumentet serbe, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi, për të marrë zotimin e palëve se nuk do të ketë përsëritje të dhunës në veri./REL

Etiketa: Aleksander Vucici

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
“Dy herë më lirë se te ne”/ Panariti nxjerr çmimet nga SHBA: Atje s’ka monopol, këtu bëhet nami

“Dy herë më lirë se te ne”/ Panariti nxjerr çmimet nga SHBA: Atje s’ka monopol, këtu bëhet nami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com