Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shtuar në torbë edhe një skandal tjetër zyrtar, pas aferës së zhvatjes së 10 mijë m2 tokë e plazh publik në Himarë; pas agjencisë doganore të vëllait Andi Xhaçka, dhe pas liçensimit “Notere” të së ëmës Natasha Xhaçka, kur ajo është me dosje si trafikante fëmijësh.
Këtë herë, Olta Xhaçka e ka tejkaluar çdo limit abuzimi me detyrën deri në vepër penale, duke pajisur me grada diplomatike, bashkëjetuesen amerikane të të vëllait Andi Xhaçka dhe bosin e aktivitetit mafioz “Call Center” në Shqipëri, Amant Josifi.
Sipas burimeve të “Pamfleti”-t nga Ministria e Jashtme dhe nga agjenci, tek të cilat raportohet për efekt verifikimi të dhënash personale, të çdo zyrtari që punësohet apo merr gradë në shërbimin diplomatik, rezulton se Olta Xhaçka ka bërë dy gradime familjare e të paligjshme.
Bashkëjetuesen e vëllait të saj, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton, Xhacka e ka graduar “Atashe”, megjithëse nuk është shtetase shqiptare e nuk punon në shërbimin diplomatik.
Sipas nenit 39 të Ligjit Nr. 23/2015, datë 19.3.2015, grada e parë diplomatike “Atashe”, jepet pasi një person me shtetësi shqiptare, punësohet në Ministrinë e Jashtme me statusin e “Nëpunës Civil” dhe betohet përpara Flamurit Kombëtar, se do t’i shërbej interesave të popullit e atdheut.
Bashkëjetuesja e vëllait të Olta Xhackës, nuk ka status “Nëpunës Civil”, nuk e ka Atdhe Shqipërinë, por e ka vetëm vend biznesi me leje qëndrimi, ku kryeministri Rama i ka dhënë 9000 m2 tokë e plazh falas në Dhërmi dhe leje për ‘investim strategjik’ bashkë me kunatën ministre.
Siç duket, gradimi “Atashe”, është skemë për t’i dhënë shtetësinë shqiptare e statusin “Nëpunëse Civile” dhe për ta futur në shërbimin diplomatik, pse jo edhe për ta emëruar me këtë detyrë në Ambasadën Shqiptare në SHBA.
Me këtë mashtrim dhe pas 2 vitesh me gradën “Atashe”, paçka se nuk e ushtron detyrën, ajo gradohet “Sekretar i Tretë” dhe brenda 6 vitesh “Sekretar i Dytë” e “Sekretar i Parë Ambasade”.
Ndërsa Amant Josifit, bosit të “Call Center” e ortakut të Olsi Ramës në këtë biznes mafioz, ministresha Olta Xhaçka i ka dhënë gradën diplomatike “Sekretar i Dytë”, megjithëse ai nuk është punonjës i Ministrisë së Jashtme, por as nuk ka statusin “Nëpunës Civil”.
Skandali thellohet më tepër, prej faktit se Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës, përveçse është prej 1 vit nën hetim nga SPAK për aktivitetin mafioz me “Call Center”, nuk ka marrë më parë gradat “Atashe” e “Sektretar i Tretë”, veçse nëse i janë bërë letrat false prej ministres Xhaçka.
Dhe bosin e “Call Center”, pasi e ka veshur me mandat diplomatik, do ta emërojë në ndonjë ambasadë të vendeve kryesore të BE apo në SHBA, për të ngjitur shkallët e karrierës.
Kujtojmë, që Olta Xhaçka bashkëjetoi me Olsi Ramën në SHBA, ndërsa Amant Josifin e “Call Center” dhe ortak të Olsit; e ka pasur krye- këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, por dhe ëma e tij dhe e ëma e Oltës, kanë qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikante fëmijë për transplante.
Ajo ç’nuk dihet, është marrja e Çertifikatave të Sigurisë”, mbasi kunata e Oltës nuk është shqiptare, ndërsa Amant Josifi është nën hetim nga SPAK dhe në Gjermani, Holandë e Itali për aktivitet kriminal me Call Center”… Ndofta Olta Xhaçka, do ketë vepruar si me motrën e killerit Nuredin Dumani, të cilën kishte emëruar te zyra sekrete e NATO-s në Ministrinë e Jashtme./Pamfleti
Discussion about this post