GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi kundërshton vendimin e gjykatës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U la në burg bashkë me dy rusët, ukrainasi kundërshton vendimin e gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukrainasi Fedir Alpatov, i cili u arrestuar disa ditë më parë në Gramsh bashkë me dy rusë, pas një incidenti në ish-Uzinën e Përpunimit të Armëve, ka ankimuar në Gjykatën e Apelit Durrës duke kundërshtuar masën “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Elbasanit dhe kërkon lehtësimin e masës në “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Elbasanit vendosi të lejë në burg më 24 gusht dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh.

Referuar dosjes së prokurorisë dërguar gjykatës rezulton se më datë 20.08.2022, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti, është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja e shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të Uzinës.

Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e Uzinës dhe në distancë rreth 200 m, larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bere rezistence dhe ka nxjerrë një spraj duke ua hedhur në fytyre dhe në trup, më qellim që të largohej nga ata.

Megjithatë këto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e këtij komisariati.

Nga veprimet e para ka rezultuar se shtetasi i huaj, i identifikuar si Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza, me targë AX6200IP.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i mjetit me targa AX6200IP, në të cilin ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpatov dhe shtetasja ruse Svetlana Timofeeva. Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë kryer veprimet e para hetimore, si pyetja e personave që kane dijeni për veprën penale, këqyrja e automjetit me të cilin udhëtonin dy prej shtetasve te huaj, sekuestrimi i sendeve dhe kryerja e vendimeve përkatëse te ekspertimit, për sendet e sekuestruara.

Etiketa: Gjykatakunderwshton vendimijn

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Atentati ndaj Buçit/ Flet babai i Çekores: Djali im s’ka lidhje, na sulmojnë disa banditë me pushtet!

Atentati ndaj Buçit/ Flet babai i Çekores: Djali im s’ka lidhje, na sulmojnë disa banditë me pushtet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com