GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Abetarja shqiptare e unifikuar nuk shpërndahet në RMV, heshtje nga Ministria

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Abetarja shqiptare e unifikuar nuk shpërndahet në RMV, heshtje nga Ministria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nxënësit në Kosovë dhe në Shqipëri do ta fillojnë vitin e ri shkollor me abetare të unifikuar, por jo nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Diçka e tillë ishte premtuar që në vitin 2012 në Prizren me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptarë.

Në takimin e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se është folur që kjo abetare të mbërrijë deri tek secili fëmijë shqiptarë.

“Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kemi folur edhe me kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me autoritet në Serbi që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjithë shqiptarët, tek të gjithë familjet dhe fëmijët shqiptarë, plus edhe në zonën tjetër që e ka merak vetë Albini, të diasporës”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Tani që abetarja u unifikua, pyetëm në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se prej kur edhe nxënësit shqiptarë të Maqedonisë do ta kenë në duar këtë abetare, por nga ky dikaster nuk morëm përgjigje. Por ja çfarë tha ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri 2 muaj më parë në emisionin Click Plus.

“Do të jemi pjesë e atij rrugëtimi për abetaren e përbashkët. Që do të thotë se do të jetë edhe në vendin tonë kur të realizohet atje abetare të përbashkët. Të dyja shtetet, ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, kanë bërë thirrje për botimin dhe paraqitjen e autorëve të cilët kanë konkurruar, janë në procedurë. Pas publikimit të abetares atje së përbashkët, do të shohim bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit dhe me Drejtorinë pedagogjike që ta përshtatim dhe ta fusim edhe në sistemin tonë arsimor”, pohoi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

Ndërkaqlibri i abetares së unifikuar tash më është shtypur dhe ka nisur dorëzimi deri tek fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Shpërndarja në Kosovë ka filluar në disa zona rurale e pastaj edhe në shkollat e qyteteve.

Etiketa: abetareministria

Lajme të lidhura

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Para
Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, policia gjen mijëra bimë kanabis

Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, policia gjen mijëra bimë kanabis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com