GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti nuk pendohet: Kishin adresa fallco në facebook me emrin tim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau vëllanë dhe kunatën për pronën, arrestohet Arsen Muskurti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsen Muskurti pranoi autorësinë e krimit të dyfishtë, pa shprehur pendesë se vrau vëllain dhe kunatën. 38-vjeçari para grupit hetimor deklaroi se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme dhe të shpeshta. Pikënisja ishin debatet për shkak të pronësisë së agjencisë së udhëtimit, e cila drejtohej nga dy viktimat Dritan Muskurti, i njohur edhe me emrin Alban, 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij Nora, 33 vjeçe.

Në deklaratën e tij, ai është shprehur se konfliktet vijuan për çështje nderi. Arsen Muskurti akuzonte vëllain, Dritanin se bashkë me të shoqen kishin hapur adresa false në emër të tij dhe e ofendonin në rrjete sociale. Pikërisht për këtë gjë, 38-vjeçari disa herë kishte bërë kallëzim në polici. Dy ditë më parë, mes tyre ishte shënuar një tjetër konflikt i ashpër për parkimin e makinës. 38-vjeçari tashmë do të hetohet për dy vepra penale, “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

Pasi vrau vëllain dhe kunatën, 38-vjeçari Arsen Muskurti armën e krimit e fshehu në kasafortën e këtij dyqani, i ndodhur vetëm 10 metra larg agjencisë së udhëtimeve në pronësi të dy viktimave. Arma tip pistoletë u sekuestrua nga policia, pasi bashkëshortja e autorit i tregoi kodin e kasafortës grupit hetimor.

Gjithashtu mësohet se pak orë para se kryente vrasjen, Arsen Muskurti kishte marrë nga Gjykata e Tiranës fletëthirrje për të dëshmuar. Kjo pasi ka pasur një kallëzim nga i vëllai të cilin e vrau. Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit, dhe kjo kërkesë do të shqyrtohej pas një jave. Edhe vitin e kaluar, Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje që i ishte refuzuar, ndërsa banorë të zonës kishin njoftuar disa herë policinë për 38-vjeçarin për shkak të debateve që kishin me të.

Në sajë të hetimeve të kryera, mësohet se Arsen Muskurti i kishte të vëllait borxh një shumë prej 150 mijë eurosh. Për këtë gjë, viktima kishte hapur proces gjyqësor. Arsen Muskurti kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait për shumën e parave që i kërkohej. Si besimtar mysliman, 38-vjeçari mësohet se kishte 3 gra.

Dritan Muskurti u qëllua me një plumb në fytyrë ndërsa bashkëshortja e tij Nora kishte marrë 4 plumba në gjoks. Armën e krimit, Arsen Muskurti nuk pranoi ta tregonte në polici se ku e kishte siguruar.

Etiketa: adresaArsen Muskurtifallcokunatenpendohetvellainvrau

Lajme të lidhura

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Para
Video/ Forcat “Shqiponja” bllokojnë dy makina në Tiranë, arrestohet Sali Lushaj dhe një person tjetër

Video/ Forcat "Shqiponja" bllokojnë dy makina në Tiranë, arrestohet Sali Lushaj dhe një person tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26

Policia e Shtetit njofton planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes...

Lexo më shumë
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com