GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tronditëse/ Ngacmohet seksualisht 6-vjeçarja në Kosovë, autori përballet me qytetarët (Video)

22:05 - 01/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tronditëse/ Ngacmohet seksualisht 6-vjeçarja në Kosovë, autori përballet me qytetarët (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e mërkurë, janë raportuar tri raste të sulmeve seksuale ndaj të miturve. Prishtina, Obiliqi dhe Mitrovica, janë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet. Për njërin nga këto raste, i ndodhur në kryeqytet, Portali Dukagjini ka siguruar dëshmi, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin. Siç është mësuar nga burimet e portalit, personi i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur (6-vjeçare), është mbi 50 vjeç, dhe i njëjti është pronar i një marketi në një lagje të Prishtinës.

Po ashtu, edhe viktima është banore e asaj lagjeje. Sipas burimeve, dy dëshmitarë, teksa kanë hyrë spontanisht në dyqanin e të dyshuarit, e kanë parë atë derisa abuzonte seksualisht me të miturën. Me të parë atë veprim, dëshmitari fillimisht e ka pyetur “çka e ke këtë vajzë?”, duke iu referuar viktimës, kurse i dyshuari i është përgjigjur se është vajza e tij.

Dëshmitarët të cilët po ashtu janë banorë të së njëjtës lagje, janë larguar nga dyqani për t’u kthyer përsëri pas pak minutash. Por, kësaj radhe, i dyshuari gënjen sërish. Ai pohon se është gjyshi i viktimës 6-vjeçare. Të njëjtit e marrin vajzën, e cila sipas tyre dukej e frikësuar dhe po dridhej.

E dërgojnë te familja e saj, për t’ia treguar tërë ngjarjen prindërve. E shokuar nga rasti, nëna e viktimës së bashku me dy dëshmitarët e rastit, shkojnë të përballen me të dyshuarin në dyqanin e tij. Më poshtë gjeni konfrontimin e të dyshuarit me dëshmitarët dhe nënën e viktimës.

“Më fal zotëri… kur të pyeta për këtë çikën, pse the se është e imja?

Herën e dytë kur kemi ardhur ke thënë babagjyshi!”, pyet dëshmitari X.

Kurse i dyshuari, aludon se ishte provokuar nga viktima 6 vjeçare.

“Kjo donte të luante, se është shumë e lazdruar, kjo është fëmijë për mua”, është shprehur i dyshuari 50-vjeçar, teksa shtoi se “nuk e kisha qëllimin e keq”.

Dëshmitari teksa i drejtohet të dyshuarit, i thotë se “ai ishte qëllim i keq, se unë kur hyra, ti çikën e kishe vendosur në bel, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur”.

Por, i dyshuari i qëndron fjalës së tij paraprake, se kinse është ndikuar nga viktima 6- vjeçare.

“… po them se gabimi im është që kam rënë në ndikim të saj, në atë pozitë që të luaj me të se nuk kam pasur absolutisht kurrfarë qëllimi, ai është fëmijë për mua, unë 4 a 5 herë gjysh jam, nuk është diçka, mos e bëj Zot as që më shkon mendja”, thotë ai.

Pas gjithë konfrontimit të zgjatur për disa minuta, i dyshuari kupton se është njoftuar policia për rastin.

Derisa dëshmitarët presin ardhjen e njësisë përkatëse policore, i dyshuari tenton të largohet nga vendi i ngjarjes.

Madje në një moment, në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini, shihet derisa mundohet të ikë me veturën e tij, duke i rrezikuar edhe të pranishmit.

Pas arritjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Portali Dukagjini ka dërguar pyetje në zyrën për informim të Policisë së Kosovës, për statistikat e ngacmimeve seksuale.

92 raste të referuara si “ngacmime seksuale”, ndaj të miturve dhe fëmijëve janë raportuar brenda një viti e gjysmë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim, ku nga statistikat e dërguara tregohet se gjatë vitit 2021 janë inicuar 54 raste, kurse për vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë inicuar 38 raste.

“Gjatë vitit 2021 janë iniciuar 54 raste ‘ngacmim seksual’, kurse, në periudhën janar-qershor 2022 janë raportuar 38 raste ‘ngacmim seksual’”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, se është paraqitur zyrtarisht kërkesa për paraburgim ndaj personit i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare.

“Është paraqitur kërkesa për paraburgim në Gjykatë”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Etiketa: autoriKosovaqytetaretseksualishttronditese

Lajme të lidhura

Gjyqi për krerët e e UÇK-së/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm
Kosovë & Rajon

Gjyqi për krerët e e UÇK-së/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm

15:21 - 13/02/26
“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve
Breaking Views

“Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës: Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve

21:10 - 12/02/26
Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26
Para
“Pajisej me përgjues në trup”/ Meta publikon email-in anonim që “alarmoi” Autoritetitin e Dosjeve

“Pajisej me përgjues në trup”/ Meta publikon email-in anonim që “alarmoi” Autoritetitin e Dosjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti me kallash FiBank, arrest në burg për Bardhyl Fushën/ 58-vjeçari: Kisha shumë borxhe
Aktualitet

Grabiti me kallash FiBank, arrest në burg për Bardhyl Fushën/ 58-vjeçari: Kisha shumë borxhe

13:56 - 15/02/26

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin që grabiti me armë një degë të bankës...

Lexo më shumë
Kartoni i kuq për Kalulu, ndërhyn shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi: Gabimi i La Penna është i qartë, Bastoni simuloi

Kartoni i kuq për Kalulu, ndërhyn shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi: Gabimi i La Penna është i qartë, Bastoni simuloi

13:32 - 15/02/26
PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë

12:18 - 15/02/26
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

11:48 - 15/02/26
Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00

Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00

11:40 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com