GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregtimi për shitjen e pesticideve, Ministria harton planin e veprimit për rregullat e reja

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregtimi për shitjen e pesticideve, Ministria harton planin e veprimit për rregullat e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik planin e veprimit për mbrojtjen e bimëve për vitet 2022-2032.

Strategjia synon që nga rritja e kontrolleve për të minimizuar shitjen e pesticideve në rrugë të jashtëligjshme, detyrimin për t’u pajisur me certifikatë trajnimi stafi i bizneseve që shesin PMB (produktet mbrojtëse të bimëve).

Sipas dokumentit synohet që numri i kontrolleve zyrtare të rritet 30%, bazuar në planet e veprimit, dhe rritja e efektivitetit të zbulimit dhe eliminimit të praktikave abuzive dhe të paligjshme në shitjen e PMB-ve. Parashikohet të përmirësohet sistemi i testimit laboratorik të cilësisë së PMB-ve në treg. Kapacitetet laboratorike për kryerjen e analizave të mostrave të PMB-ve të disponueshme në treg do të rriten 25%. Në draft theksohet se nga laboratorët e ISUV të mostrave të fruta apo perimeve ka vonesa në kthimin e përgjigjeve.

Masa të tjera për mbrojtjen e bimëve do të jenë edhe ndryshimet ligjore për shitjen e pesticideve, çka pritet të ulin deri 25% numrin e rasteve kur subjektet e përfshirë në shitjen e PMB-ve veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht deri në vitin 2024 do të miratohen rregullore që vendosin procedurat dhe rregullat për kontrollin e pajisjeve të aplikimit PMB në përdorim. Deri në vitin 2027, të gjitha pajisjet me motor për spërkatje dhe deri në vitin 2029 të gjitha pompat e spërkatjes duhet të regjistrohen. Deri në vitin 2032, duhet të jetë verifikuar plotësimi i kritereve teknike dhe funksionimi i të paktën 85% i të gjitha pajisjeve të aplikimit të PMB-ve të përdorura nga përdoruesit profesionistë të PMB ve, me rekomandime për pronarët dhe afate për përmbushjen e tyre. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve duhet të kontrollohen të paktën një herë brenda vitit 2025. Pajisjet e reja do të kontrollohen një herë në 5 vjet.

Në Shqipëri importet e PMB-ve (fungicidet, herbicidet etj) në 2020 sipas të dhënave të AKU ishin rreth 8% më pak se 2019.

Në draft thuhet se sasia e përdorur e pesticideve është 6-7 herë më e vogël se mesatarja e vendeve të BE-së. Po ashtu sasia e përdorur e pesticideve, sipas Ministrisë së Bujqësisë në vitet 1991-1994 është e ulët se ajo e përdorur para viteve ’90 për shkak të bujqësisë intesive. Sipas të dhënave të FAO në 2018 janë përdorur 442 Ton produkte për mbrojtjen e bimëve, ndërsa në 2015 u përdorën 538 Ton (rret 22% më pak).

Në Evropë, sasitë më të mëdha të PMB-ve të shitura janë herbicidet (42%) dhe më pas fungicidet (39%).

Në Shqipëri vendin e parë e zënë fungicidet (67%), të cilat pasohen nga insekticidet (24%) dhe herbicidet (7%).

“Duhet të theksohet gjithashtu se 30% e të gjitha PMB-ve të shitura janë inorganike – PMB squfuri dhe bakri, ose një kombinim i tyre. Për sa i përket strukturës së përdorimit të PMB-ve, është inkurajuese që mbizotërojnë produkte më pak të dëmshme. Më shumë se gjysma e sasisë së fungicideve të përdorura i përkasin PMB- 19 ve me bazë bakri dhe squfuri, më shumë se dy të tretat e herbicideve janë PMB me bazë glifosate”, citohet në raport./MONITOR

Etiketa: shitjetregeti

Lajme të lidhura

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet
Aktualitet

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:41 - 04/10/26
Para
Digjet bari veror “Coco Bongo” në Vlorë, detaje nga policia

Digjet bari veror “Coco Bongo” në Vlorë, detaje nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com