GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza energjetike, Balluku ia lë në dorë zotit: Shpresoj të kemi reshje gjatë vjeshtës

09:08 - 02/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza energjetike, Balluku ia lë në dorë zotit: Shpresoj të kemi reshje gjatë vjeshtës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, duke nisur nga muaji i ardhshëm, çmimi për konsumatorët familjarë të energjisë nuk do të jetë më i njëjtë. Ata që konsumojnë më shumë se 800 kilowat/orë në muaj, do të duhet që për sasinë e harxhuar mbi këtë kufi, të paguajnë, një çmim që pritet të jetë disa herë më i lartë se kuota aktuale prej 9.5 lekë, për kilowat/orë.

Kjo ndërhyrje e qeverisë synon nga njëra anë të reduktojë kostot e larta, të importeve të mëdha të energjisë, dhe nga ana tjetër të nxisë kursimin nga ana e qytetarëve.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shpjegon se deri më tani kostot e importit kanë shkuar në mbi 280 milion euro, dhe sipas skenarit negativ të qeverisë mund të arrijnë dhe 680 milion euro deri në fund të vitit. Ministrja Balluku thotë se pavarësisht krizës së rëndë, në vend nuk do të zbatohen kufizime të energjisë.

Kriza e rëndë energjitike që ka mbërthyer veçanërisht Europën, por dhe kushtet e pafavorshme të motit, me reshje të kufizuara e kanë vënë dhe Shqipërinë përballë zgjedhjeve të vështira. Në kushtet kur çmimet në tregjet ndërkombëtare po rriten dita ditës, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të luftës në Ukrainë, ecuria e tyre e ardhshme mbetet e paqarta, sikundër dhe parashikimet atmosferike, të cilat kanë një luhatshmëri të lartë, dimri i këtij viti, nuk do të jetë gjithashtu si më parë.

“Eshtë një moment i vështirë për të parashikuar se si do jetë ky dimër. Por çfarë kemi kaluar në këto 8 muaj, na bën të jemi të përgjegjshëm se do të jetë një dimër jo i lehtë”, deklaron ministrja Balluku.

Krahasuar me vitin e kaluar, prodhimi vendas i energjisë në 8 muajt e parë të këtij viti rezulton të ketë rënë me 40 përqind. Korporata energjetike, KESH, është detyruar të importojë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Nga buxheti i shtetit janë injektuar më shumë se 280 milion euro dhe do të vijojë të injektohet në formën e kapitalit buxhetor, edhe një sasi tjetër, pasi vijmë të jemi në import në mënyrë konstante. Unë shpresoj shumë të kemi reshje gjatë stinës se vjeshtës, që të kemi mundësi të prodhojmë gjithë sasinë e nevojshme për tregun dhe nga ana tjetër të nisim dhe eksportet, duke optimizuar kështu të gjitha kushtet financiare të sektorit”, shpjegon zonja Balluku.

Në rast të kundërt, sipas skenarit negativ të Qeverisë, financimi për blerjen e energjisë do të mund të shkojë deri në 680 milion euro.

Për të amortizuar sado pak kostot e larta të importit, por dhe për të nxitur kursimin nga ana e qytetarëve, qeveria pritet të vendosë zbatimin e çmimeve me dy nivele.

“Sipas të gjithë të dhënave tonë dhe analizës që kemi bërë, fasha duhet të shkojë deri në 800 kilowat/orë në muaj. Në analizën tonë, rreth 70 përqind e kontratave, harxhojnë deri në 800 kilowat/orë, pjesa tjetër harxhon mbi këtë nivel, dhe do të trajtohen me një çmim tjetër”, tregon ministrja

Kjo diferencë në çmim do të reflektojë deri diku çmimin në treg? “Do të jetë një çmim miks. Pra kur ne blejmë me 300 euro megawat/orën, apo kur blejmë me 1040 euro, sigurisht ka një ndryshim të çmimit miks, ku ndodhet brenda dhe çmimi i prodhimit. Kështu që do të jetë i reflektuar sipas raporteve mes dy çmimeve”, përgjigjet zonja Balluku.

Ministrja e Energjisë, thotë se qeverisë do t’i paraqiten disa variante për çmimin mbi 800 kilowat/orë, pa përcaktuar se sa do të mund të shkojë. Por me gjasë ai pritet të jetë disa herë më i lartë se çmimi prej 9.5 lekësh që zbatohet aktualisht pa dallim mbi sasinë e konsumuar. Edhe sepse, siç deklaroi zonja Balluku, çdo kilowat/orë mbi kuotën e përcaktuara do të konsiderohet përdorim luksi.

Në mbështetje të sigurimit të burimeve të energjisë, autoritetet kanë kontraktuar dhe dy anije që prodhojnë përmes naftës, të cilat do të ankorohen në gjirin e Vlorës. Ato i përkasin kompanisë amerikane Excelerate Energy.

“Ne presim që në ditët e para të shtatorit të ankorohen. Ka një kohë përgatitore të gjatë. Pra nuk është se sa arrijnë fillojnë prodhimin. Sasia që do të prodhohet është 114 megawat/orë, një sasi e rëndësishme ditore që i shtohet kaskadës”, deklaron ministrja.

Sipas zonjës Balluku çmimi i energjisë së përfituar pritet të luhatet mes 170 deri 200 euro për kilowat/orë, që krahasuar me atë aktual në tregjet ndërkombëtare konsiderohet më se i favorshëm. Por për ministren Balluku “çelësi i suksesit është kursimi” dhe për këtë shumë shpejt qeveria pritet të dalë me një strategji të posaçme. Marrë nga abc.al

Etiketa: Belinda Balluku

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Sot del para gjykatës së Elbasanit “bosi” turk i kriptomonedhave, ja akuzat

Sot del para gjykatës së Elbasanit “bosi” turk i kriptomonedhave, ja akuzat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com