GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot del para gjykatës së Elbasanit “bosi” turk i kriptomonedhave, ja akuzat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot del para gjykatës së Elbasanit “bosi” turk i kriptomonedhave, ja akuzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Bossin” e kriptomonedhave Faruk Fatih Özer, i cili ishte shpallur në kërkim që prej një viti nga Turqia, ndërsa prej asaj kohe dyshohet se fshihej nëpër Shqipëri.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë, pritet të mbahet në Gjykatën e Elbasanit sot në orën 09:30.

Nga informacioni rezulton se Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale, ky i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë 20.04.2021.

Për këto arsye Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter Ozer mohoi asokohe akuzat, ku theksonte se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.
Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik.

Kujtojmë se Prokuroria turke ka mbyllur  ne prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë.

Ndaj  tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme.

 

Etiketa: bosikriptomonedhaturk

Lajme të lidhura

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës
Aktualitet

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Para
Shembja e paligjshme te “Prestige Resort”, turistja shqiptare: Turp, nuk ndryshon vendi me…

Shembja e paligjshme te “Prestige Resort”, turistja shqiptare: Turp, nuk ndryshon vendi me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës
Aktualitet

Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

11:24 - 21/08/26

Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga...

Lexo më shumë
Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

Edicioni i 88-të i Superiores/ Duka: Më shumë konkurrencë, më shumë talente dhe ambicie për futbollin shqiptar!

11:09 - 21/08/26
Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

10:55 - 21/08/26
Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com