GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikuan drogë në formë çokollate të ardhur nga Belgjika, kapen 2 persona në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafikuan drogë në formë çokollate të ardhur nga Belgjika, kapen 2 persona në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur duke tërhequr nga Dega Postare Durrës, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në formë çokollate, e ardhur nga Belgjika. Dy të arrestuarit janë Endi Hoxha dhe Elimon Hasa, 22 dhe 28 vjeç përkatësisht , të dy banues në Durrës.

Uniformat blu njoftojnë gjithashtu se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare.

“U kapën në flagrancë sapo tërhoqën nga Dega Postare Durrës, pakon me kanabis ne formë çokollate, të ardhur nga Belgjika, vihen në pranga 2 shtetas. Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet postës. Gjatë 3 muajve të fundit, 6 shtetas të vënë në pranga, për pako me sasi të ndryshme kanabisi, të trafikuara nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.

Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe DVP Durrës, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Green mail 3”. Sekuestrohet pakoja me lëndë narkotike, e ardhur nga Belgjika në vendin tonë, nëpërmjet Degës Postare Durrës.

Në vijim punës intensive policore dhe hetimore, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të hetimit proaktiv të zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe DVP Durrës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. H., 22 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e DVP Durrës, menjëherë sapo kanë tërhequr nga Dega Postare Durrës, pakon me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në formë çokollate, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar nëpërmjet postës, pakon me kanabis, nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë. Vijon puna nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ky është operacioni i tretë policor i finalizuar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga shtete të ndryshme. “Green mail” u finalizua më 30 qershor 2022 dhe rezultoi me sekuestrimin e rreth 1.3 kilogramëve kanabis, të sjella nga Mbretëria e Bashkuar dhe vënien në pranga të 2 shtetasve, ndërsa “Green mail 2”, u finalizua më 18 gusht të po këtij viti dhe si rezultat i tij u sekuestruan 2 pako me kanabis, të sjella gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas të tjerë.”

Etiketa: drogeDurrëskapenoliciatrafikim

Lajme të lidhura

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para

Vrasja e shqiptarit në Breshia, prokuroria: Italiani e dogji në bagazhin e makinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com