GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

VIDEO/ Ish-gruaja e Michael Jackson e përlotur: Ndihem “fajtore” për vdekjen e tij

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Ish-gruaja e Michael Jackson e përlotur: Ndihem “fajtore” për vdekjen e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-gruaja e Michael Jackson është shfaqur e përlotur duke thënë se ndjehet pjesërisht fajtore për vdekjen e parakohshme të këngëtarit. Mjekja 63 vjeçare Debbie Rowe, thotë në një dokumentar të publikuar së fundmi se ‘e vret ndërgjegjja’ që nuk bëri më shumë për të ndihmuar Jackson kur ai nisi të përdorte dhe të krijonte varësi nga qetësuesit, shkruan Daily Mail. Në intervistën e saj në dokumentarin “Cili e vrau vërtet Michael Jackson”, Debbie mes të tjerash thotë: “Duhet të kisha bërë diçka dhe nuk e bëra. Ka një numër njerëzish që kanë vdekur nga varësitë dhe unë në njëfarë mënyre isha pjesë e kësaj”.

Jackson vdiq në moshën 50 vjeçare pas një ataku kardiak të shkaktuar nga mjekimet e gabuara, në qershor 2009 në shtëpinë e tij në Los Angeles. Doktori i tij personal asokohe, Dr Conrad Murray, u burgos për vrasje nga pakujdesia. Rowe është martuar me Jackson në një ceremoni të fshehtë në Sydney, Australi, në vitin 1996 pasi ishte nëna surrogate e dy fëmijëve më të mëdhenj të këngëtarit, Prince and Paris.

 

Ata u divorcuan tre vjet më vonë në 1999. Rowe kishte qenë më parë asistente e dermatologut Dr Arnold Klein, i cili ka vdekur në 2015, dhe është njohur me Jackson 15 vjet para se të martoheshin, kur këngëtari vinte për vizita te doktori i lëkurës.

“Unë jam fajtore po aq sa ai Klein për qetësuesit e shumtë që doktori i rekomandonte dhe më vjen keq që kam marrë pjesë”, thotë ajo në dokumentarë.

Në pjesë të tjera të dokumentarit, fajtori kryesor Dr Murray thotë se eksperienca e tij në burg ishte e tmerrshme dhe se ishte “i shkatërruar” nga vdekja e Michael. Dr Murray thotë në dokumentar se ‘do ta dua gjithmnë Michael’ megjithse beson se nuk është e drejtë që ka marrë thuajse të gjithë fajin për vdekjen e këmgëtarit legjendar amerikan. 69-vjeçari është liruar nga burgu në 2013 pasi kreu vetëm dy nga katër vjet dënim për “vrasje nga pakujdesia”.

Ai i kishte dhënë Jackson qetësues të ndryshëm për ta vënë në gjumë natën e vdekjes, në shtëpinë me qira në Holmy Hills, Los Angeles. Masa e drogave në trupin e Jackson ishte tejet e madhe, dëshmitarët kanë thënë se Michael mund t’i merrte mjekimet nga doktorë të ndryshëm kur dëshironte.  Dr Murray thotë se bashkë përgjegjës për vdekjen e tij janë dhe doktorë të tjerë që i kanë rekomanduar qetësuesit.

 

 

Etiketa: DëshmiGruajaMichael Jakson

Lajme të lidhura

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme
Horoskopi

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Para
Kërkesa e pazakontë e burrit për Malumën: Puthe gruan time!

Foto/ Maluma përfundon në spital, çfarë po ndodh me këngëtarin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com