GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama ‘mburret’ në Serbi: Isha kryeministri i parë shqiptar pas 68 vitesh që vizitova Beogradin  

23:14 - 02/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama ‘mburret’ në Serbi: Isha kryeministri i parë shqiptar pas 68 vitesh që vizitova Beogradin  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur në një intervistë për “Euroneës Serbia”, kryeministri Edi Rama i cilësoi marrëdhëniet në rajon si më të mira nga sa ishin më parë por sërish jo aty ku duhen të jenë. Ai risolli në kujtesë vizitën e tij të parë në Beograd 8 vjet më parë që ishte dhe vizita e parë pas 68-vjetesh që një kryeministër shqiptar zhvillonte në Serbi.

Rama theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovën, janë dy shtete që kuptohen shumë mirë kur vjen puna tek bashkëpunimi në çështje të tjera. Më tej ai u shpreh se tejkalimi i diferencave mes dy vendeve sa i takon Kosovës, mund të zgjidhen vetëm duke i parë si probleme që duhen trajtuar dhe duhen zgjidhur jo duke refuzuar të shihen.

“Ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Natyrisht që ka dallime, natyrisht që nuk biem dakord për gjithçka, si për shembull për Kosovën, por e kuptojmë se rënia dakord për të mos u marrë vesh për disa çështje dhe marrëveshja për të bashkëpunuar për çështje të tjera është rruga e duhur sepse kështu njohim më mirë njërit-tjetrin, kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, mund të vendosim veten në petkun e njëri-tjetrit dhe kështu fillojmë të kuptojmë edhe se çështjet e pazgjidhura mund të zgjidhen. Marrëdhëniet në rajon janë më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë. Jo duke refuzuar t’i shohim, por duke u përpjekur për t’i parë si probleme që duhet të trajtohen dhe zgjidhen në një proces që duhet të jetë i mbushur me energji pozitive dhe vullnet të mirë, për të përforcuar marrëdhëniet, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, shoqëruar me bindjen që në fund këto çështje duhet të zgjidhen. Natyrisht që nuk mund të zgjidhen me magji, apo me përdorimin e forcës, por duhet zgjidhur”, tha Rama.

Rama tregoi dhe një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç as deklaratës së bërë prej tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij. Sipas Ramës Vuçiç i tha se sesi do të reagonte nëse do thoshte në Tiranë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandar mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai u inatos dhe e mbaj mend mirë që kur mbaruam konferencën patëm një bisedë të vogël përpara drekës. Ai ishte aty me ekipin e tij, të gjithë e kishin rrethuar, ishte si një kullë e rrethuar nga muret. Unë iu afrova dhe më tha: a e di se çfarë po më thonë? Jo, i thash. Përse nuk të kam dëbuar ende nga Serbia. I thashë, nuk habitem, për këtë ti je presidenti dhe ata këshilltarët e tu. Më pas u takuam sërish këtu në mbrëmje, bëmë një shëtitje, ai vazhdonte të ishte i tensionuar, por e kuptuam se nëse vazhdojmë kështu, duke i mbyllur gojën njëri-tjetrit për këtë çështje, nuk do të jetë e mundur të ndërtojmë një marrëdhënie. Ai më tha, po sikur të vij unë në Shqipëri dhe të them se nuk e njohim Kosovën? Unë i thash, ti mund të vish dhe të thuash ç’të duash dhe unë nuk do të sillem kurrë siç u solle ti këtu. Por kjo nuk është arsye për të mos vazhduar dialogun. Dhe unë mendoj se ka më shumë kapacitete për t’u mirëkuptuar. Ndërtimi i kapaciteteve për t’u mirëkuptuar është njësoj si të ndërtosh paqen”, tha Rama për “Euroneës Serbia”.

I pyetur nga gazetarja nëse e sheh të mundur që Albin Kurti të ulët në një tryezë me liderët e tjerë të Ballkanit të Hapir Rama tha se po  pasi kjo duhet të ndodhë tashmë pasi një ditë Kosova do të jenë në “Ballkanin e Hapur”. Ai tha se kjo nismë është e ardhmja dhe duhet hequr dorë nga nxitja e konflikteve.

“Sigurisht. Unë kam aftësinë të imagjinoj gjëra që të tjerët nuk do t’i mendonin kurrë. Nuk është çmenduri, nuk është marrëzi, por guxim, ambicie dhe besim. Unë besoj në të, dua me ambiciozitet të ndërtoj paqen me të tjerët dhe kam guximin ta them. Dhe sigurisht që mund ta imagjinoj këtë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Sigurisht, me koston e kohës së humbur. Kosova një ditë do të jetë në Ballkanin e Hapur. Nuk ka dyshim për këtë, sepse është e ardhmja. Ose do të jemi këtu, së bashku, duke festuar produktet e popujve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të nxisim konfliktet, gjakun dhe gjithçka tjetër”,-tha Rama.

 

Etiketa: beogradEdi RamakryeministermburretSerbiShqiptar

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Drogat e forta dhe seksi janë kryefjala e festës, “Ilegal Techno” për të tretin vit në Shqipëri

Drogat e forta dhe seksi janë kryefjala e festës, “Ilegal Techno” për të tretin vit në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com