GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Video/ Grabitje e paprecedentë në Greqi, hajduti pëson goditje në tru kur sheh që po i ndjek pronari

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Grabitje e paprecedentë në Greqi, hajduti pëson goditje në tru kur sheh që po i ndjek pronari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke raportojnë se një grabitje ka përfunduar me një rezultat të paprecedentë sot në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Nafpion, aty ku grabitja është shoqëruar edhe me një ndjekje të egër nga qytetari, të cilit iu mësy brenda shtëpisë. Por, ajo çka rrëmbeu vëmendjen ishte fakti se njëri nga dy grabitësit pësoi goditje në tru në momentin që po vraponte për t’u arratisur dhe më pas u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

Dy autorët e pa maskuar hynë në banesë dhe me armë i ulën në gjunjë anëtarët e familjes, prindërit dhe djalin e tyre të vogël, duke i lidhur duart me rripa plastikë. Më pas morën para dhe sende me vlerë, dhe dolën nga banesa duke menduar se kishin kohë të largoheshin, por e kishin shumë gabim, pasi djali arriti të lironte veten dhe të vihej pas tyre.

Çifti nisi të thërriste “ndihmë” duke zgjuar lagjen që dolën në ballkone, ndërsa djali i familjes me të brendshme dhe i lidhur në pranga nisi t’i ndiqte duke thirrur: “grabitje”. Policia nisi të merrte një lumë telefonatash nga fqinjët dhe njerëzit të cilët panë dy autorët duke vrapuar në rrugën dhe djalin që i ndiqte me vrap.

Dy autorët janë shtetas malazezë. Njëri prej tyre pësoi goditje në tru kur e pa nga pas dhe u rrëzua në rrugë. Në videon e publikuar nga ANT1 shohim skenat që kanë ndodhur kur policia ka mbërritur në vendngjarje, me banditin që pësoi infarkt të mbetur shtrirë në rrugë.

Autori i cili ka pësuar goditje në tru ndodhet i shtruar në gjendje kritike në spital, ndërsa i dyti në komisariatin e Argolis ku po merret në pyetje.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=QKG7nTesflw&t=2s

 

Etiketa: goditjeGrabitjeGreqihajdutipronaritru

Lajme të lidhura

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës
Kosovë & Rajon

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës

14:01 - 21/11/26
Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë
Kosovë & Rajon

Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me Krimenë

10:10 - 21/11/26
Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!
Kosovë & Rajon

Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, gjykata e Hagës i lejon vizitën për arsye humanitare!

12:52 - 18/11/26
Para
Pas deklaratave të Erdogan, Turqia fluturon dronin luftarak mbi Greqi

Pas deklaratave të Erdogan, Turqia fluturon dronin luftarak mbi Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli”/ Presidenti i FSHF, Armand Duka kundërshton ligjin e sponsorizimit
Breaking Views

“Me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli”/ Presidenti i FSHF, Armand Duka kundërshton ligjin e sponsorizimit

20:31 - 22/11/26

Në një intervistë për gazetarin Endi Tufa të Top Channel, kreu i FSHF-së vlerëson punën e trajnerit Rolando Maran, shpreh...

Lexo më shumë
Dhuna ulet këmbëkryq në Kategorinë e Parë, fiken kamerat e stadiumit dhe goditen lojtarët

Dhuna ulet këmbëkryq në Kategorinë e Parë, fiken kamerat e stadiumit dhe goditen lojtarët

20:30 - 22/11/26
Tri pikë për katër skuadra, Teuta, Skënderbeu, AF Elbasani dhe Vllaznia triumfojnë në javën e 12-të

Tri pikë për katër skuadra, Teuta, Skënderbeu, AF Elbasani dhe Vllaznia triumfojnë në javën e 12-të

20:15 - 22/11/26
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

19:55 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com