GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, lihen të lirë personat e shoqëruar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, lihen të lirë personat e shoqëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër, hakmarrjen e Alban Bruçit, i riu që u shpëtoi atentatit të 25 Gushtit.

Rreth 15 persona u shoqëruan nga Policia e Shkodrës në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mes të shoqëruarve ishte edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht të këtij viti iu bë një atentat në lagjen Rus ndërsa policia shpalli në kërkim Bajram Çekorja si autor i dyshuar, djali i viktimës Ismet Çekorja që u vra dy ditë më parë.

Të gjithë këto persona, përfshirë edhe Bruçin janë lënë të lirë nga policia e Shkodrës. Mësohet se pak ditë përpara se Ismet Çekorja të vritej është takuar me babain e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën se Bajram Çekorja, djali i viktimës nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.

Tashmë hetimet janë zhvendosur për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Dyshohet se ka qenë një person i cili e ka thirrur 57-vjeçarin të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë, për të ndërruar më pas jetë në spital. Ndërkohë që kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij.

Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit.

Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet. Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

Etiketa: atentatBrucihetimeKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët
Aktualitet

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje
Aktualitet

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26
Para
U kapën me kokainë, arrestohen dhe lihen të lirë brenda ditës dy shqiptarët në Itali

Ju gjet 40 kg drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë
Breaking Views

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë edhe brenda ambienteve të bizneseve private përgjatë zonës qendrore të kryeqytetit me qëllim...

Lexo më shumë
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë (VIDEO)

21:14 - 20/10/26
Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

21:13 - 20/10/26
Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

Atentat në Tiranë, vritet një person te Komuna e Parisit, makina u qëllua në lëvizje

21:00 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com