GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KESH dhe Mbrojtja rekord abuzimesh/ Institucionet publike krijuan 263 mln euro dëm ekonomik në 6 muaj

17:07 - 05/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
KESH dhe Mbrojtja rekord abuzimesh/ Institucionet publike krijuan 263 mln euro dëm ekonomik në 6 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet me financat nga ana e institucioneve publike në vend kanë çuar dëm mbi 263 milionë lekë, të vjelura nga xhepat e taksapaguesve. Kështu raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi gjashtë mujor në 54 institucione. Në raport evidentohet se për shkak të parregullsive dhe shkeljeve ligjore nga ana e institucioneve vetëm në periudhë janar-qershor 2022 janë çuar dëm mbi 724 milionë lekë të reja.  “KLSH, në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – qershor 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 724,336 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 724,336 mijë lekë”, thuhet në raport.

Ndërsa më tutje sqarohet se dëmet më të mëdha kanë ardhur nga abuzimet me tenderët. Pasi në shumë raste është abuzuar me pranimin e ofertave dhe fondin limit të përcaktuar për një sërë kontratash.

“Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si rrjedhojë e shkeljeve në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit; llogaritjen e vlerës së kontratës; respektimin e kufijve monetar/ përzgjedhjen e procedurës së prokurimit publik; paraqitjen dhe pranimin e ofertave; hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të paraqitura në konkurim; në njoftimin e fituesit, në procedurat e prokurimit me një ofertues, në lidhjen e kontratave dhe marrëdhëniet me nënkontraktorët, arkivimin e dosjeve për tenderat e zhvilluar; zbatimin e kontratave nga kontraktorët në përputhje me kushtet e përgjithshme etj”, thuhet në raport.

KESH dhe Ministria e Mbrojtjes nivel të lartë abuzimi

Më tutje KLSH konstaton se, Shkeljet nga  20 subjektet me dëmet më të mëdha lidhur me kontratat tenderuese, KESH dhe Ministria e Mbrojtjes regjistrojnë nivelin më të lartë të abuzimit. Konkretisht, për shkak të mos zbatimit të punëve sikur i kërkon ligji Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë ka sjellë 36 milion lekë dëme për 6 muaj. Ndërsa evidentohet se Ministria e Mbrojtjes ka shkaktuar 26 milionë lekë dëme dhe pas saj renditen disa ujësjellës kanalizime.

Sipas KLSH janë një sërë institucionesh me në krye Bashkinë Kamëz, Bashkia Vlorë dhe disa bashki të tjera. Ndjekur nga  AKU, OSHHE dhe disa ministri  janë evidentuar shkelje të larta në procedurat tenderuese.  Konkretisht KLSH sqaron se, nga auditimet e realizuar janë konstatuar problematika të cilat lidhen me mungesën e sistemeve të kontrollit nga strukturat përgjegjëse të prokurimeve, shoqëruar me paligjshmëri të proceseve të prokurimit të fondeve publike, duke ulur efektshmërinë e qëllimit kryesor të ligjit për prokurimet publike, pra atë të sigurimit të dobishmërisë maksimale të fondeve të prokuruar. Në tabelën më poshtë paraqiten subjektet me efekte negative në fushën e prokurimeve publike të audituara. Pra, në një kohë kur qeveria  na kërkon të kursejmë, instucionit kryesore i shpenzojnë takat tona për kontrata abuzuese./ gijotina.com /

 

 

Etiketa: KESHkryesore2Ministria e Mbrojtjes

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Tjetër rast torture të kafshëve, një burrë tërheq zvarrë me motor një baldosë (Video)

Tjetër rast torture të kafshëve, një burrë tërheq zvarrë me motor një baldosë (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com