GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kastrati gostitet me një tjetër tender nga Veliaj, konkurroi përballë burrit të Ina Zhupës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Kastrati gostitet me një tjetër tender nga Veliaj, konkurroi përballë burrit të Ina Zhupës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe njëherë Shefqet Kastrati është më i fortë se shteti dhe pushteti është gati të bëjë çdo gjë që të mos e “mërzisë’ biznesmenin. Ajo që vihet re kohët e fundit është se, sa më shumë rrit Bordi i Transparencës çmimet e karburanteve, më shumë tenderë për naftë i jep Veliaj kompanisë Kastrati. Këtë herë Kastrati ka përfituar tenderin 32 milionë lekë me objekt blerje benzine, të hapur nga Bashkia Tiranë për të furnizuar Drejtorinë e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë. Kjo ka qenë një garë mes “peshkaqenëve” të tenderëve, por Veliaj zgjodhi fitues oligarkun më të madh Kastratin.

Në dokumentin e tenderit bëhet me dije se, në garë kanë marrë pjesë si bashkim shoqërish kompanitë A&Tsh.a & 2A2F – L OIL sh.p.k & , të cilat drejtohen nga burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi, sëbashku me kompaninë O L S I sh.p.k të oligarkut Agron Bulku, tashmë të njohur për aferat korruptive në prokurimet publike. Përballë tyre ka garuar i vetëm Kastrati.

Nuk e dimë se cila është lidhja e veçantë me qeverinë, por edhe pse gruaja e tij është një nga zërat më kritikë ndaj mazhorancës, Fabian Goçi, ka përpirë disa tenderë pa garë, sidomos nga Bashkia Tiranë. Por, këtë herë në lojë ka hyrë Kastrati dhe të gjitha këto tregojnë se askush nuk mund të fitojë përballë tij, të paktën në çdo garë që ai ka marrë pjesë ka dalë fitues, në shumicën e rasteve edhe duke shkelur rregullat bazë të procedurave tenderuese.

Skema abuzuese

Në këtë tender Veliaj është mundur të justifikojë trofeun që i ka dhënë Kastratit. Kështu, në një pikë në dokumentet e tenderit përcaktohet se Kastrati ka paraqitur ofertën përmes të cilës norma e fitimit është 14.9 lekë për litër, ndërsa kompania tjetër ka paraqitur një ofertë me normë fitimi me 18 lekë për litër. Pra, Veliaj po kërkon të na mbushë mendjen se Kastrati ka dhënë ofertën më të lirë. Por, tashmë të gjithë po jetojmë këtë realitet me çmimet stratosferike dhe një llogari e thjeshtë na bën të kuptojmë se këto rreshta në tender po kërkojnë të na hedhin “hi syve”. Pasi vlera e shitjes së naftës do të bëhet edhe duke u bazuar në luhatjet e çmimit të tregut.

E pra tregu në këto muaj i ndryshon çmimet çdo ditë dhe kjo me urdhër të Bordit të Transparencës, që më së shumti do të konsiderohej si zyrë shtypi e Kastratit. Me pak fjalë vlerat dhe kushtet e kontratës për shit-blerjen e benzinës në këtë rast nuk kanë vlerë, pasi ato do të ndryshojnë rrugës sipas dëshirës së Shefqet Kastratit. Kujtojmë se, që nga viti 2014 tenderët  për furnizimin e Drejtorisë së Rrugëve dhe Ndriçimi Publik i ka fituar Kastrati. Është e kuptueshme që në tenderin e radhës do ta fitojë sërish ai, por e gjithë kleçka është tek ndryshimi i vlerës së fitimit dhe fondit limit.

 

 

 

Etiketa: abuzimIna ZhupaKastratikryesore2redflagtenderVeliaj

Lajme të lidhura

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Para
Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, SHBA: E dënojmë fuqishëm, do marrim masa!

Sulmi i Iranit ndaj Shqipërisë, SHBA: E dënojmë fuqishëm, do marrim masa!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte
Breaking Views

Sulmi ndaj bizneseve private, protestuesja: Ata që dhunojnë nuk janë studentë, mund të ketë njerëz që paguhen për këto akte

23:00 - 15/10/26

Në Tiranë vijon protesta e dhunshme, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar herë pas here. Në studion e...

Lexo më shumë
Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

Komisariati plot me protestues, të rinjtë të shtrirë dhe të dhunuar barbarisht (VIDEO)

22:54 - 15/10/26
Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

Iu vu tritol në shtëpi, ja kush është oficeri i policisë që u shënjestrua

21:55 - 15/10/26
Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

Barazim ndaj Midtjylland, Egnatia e nis mbarë Conference League

21:49 - 15/10/26
Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

Policëve u mbaron gazi, gjuajnë me gurë drejt qytetarëve në Bulevard

21:39 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com