GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

RMV shënon 31-vjetorin e pavarësisë, ja rruga drejt BE-së

15:11 - 08/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
RMV shënon 31-vjetorin e pavarësisë, ja rruga drejt BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut 31 vjet më parë shpalli pavarësinë e saj nga ish-Federata jugosllave përmes një referendumi popullor. Referendumi atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë pasi që ishin të pakënaqur me pozitën e tyre.

Shpërbërja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte vendi, ndodhi si rezultat i një vargu trazirash politike në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të 20-të.Pasi ish-shteti RSF e Jugosllavisë u shpërbë, u formuan shtete të mëvetësishme, në mesin e të cilave edhe Republika e atëhershme e Maqedonisë, sot Republika e Maqedonisë së Veriut, që shënon 31-vjetorin e pavarësisë, pas referendumit që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, në të cilin qytetarët u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran.

Mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në referendum pozitivisht iu përgjigjën pyetjes: “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në një aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”. Paraprakisht, më 25 janar të vitit 1991, u miratua Deklarata për Pavarësi e Parlamentit të parë shumë-partiak të Maqedonisë. Si një hap i rëndësishëm për shtetin vijoi miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor të vitit 1991.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator 1991 në Kuvendin e Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Pas votimit të deklaratës për sovranitet të shtetit, Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë nga ana e Kuvendit më 27 janar të vitit 1991. Në aspektin monetar shteti u pavarësua me vendosjen e denarit më 26 prill të vitit 1991, ndërsa më pas bëri edhe armatën, të cilën e shënon më 18 gusht.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina. Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, për shkak të emrit, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Për shkak të kundërshtimit dhe presionit nga ana e Greqisë, që nuk e pranonte emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara u bë nën referencën e përkohshme: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Negociatat mes Shkupit dhe Athinës u aktualizuan pas takimit të parë të kryeministrit Zaev me kryeministrin e atëhershëm grek Alexis Tsipras, gjatë Samtit në Davos në janar të vitit 2018. Pas mbajtjes së negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin që u zhvilluan nën sponsorizim të Kombeve të Bashkuara (OKB), u arrit Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkrua në qershor të vitit 2018 në anën greke të Liqenit të Prespës.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ndërroi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes vijuan hapat e zbatimit të tij, siç janë mbajtja e referendumit në Maqedoninë e Veriut, që u zhvillua në shtator të vitit 2018. Pyetja e referendumit ishte “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Anëtarësimi në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO, ishte qëllim strategjik i vendit për shumë vite. Në vitin 1999, në Samitin në Ëashington, Maqedonia u bë kandidate për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Vendet anëtare të NATO-s në shkurt të vitit 2019 e nënshkruan Protokollin për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e më pas atë e ratifikuan parlamentet e të gjitha anëtareve të aleancës, me çka vendi më 27 mars të vitit 2020 zyrtarisht u bë anëtari i 30-të i NATO-s.

Përveç marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, në gusht të vitit 2017 u nënshkrua Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë. Marrëveshja ka për qëllim ta zhvillojë bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, si dhe për të ardhur deri te harmonizimi i disa çështjeve të historisë.

Pas Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të mbajtur në Shkup më 27 korrik, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku emëruan “Ballkani i hapur” nismën e ashtuquajtur “mini-Schengen”.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina aktualisht nuk e mbështesin këtë nismë, pasi e konsiderojnë atë pa synime të qarta për rajonin, ndërsa tre vendet pjesëmarrëse në këtë nismë thonë se synimi përfundimtar i kësaj nisme është angazhimi i përbashkët në eliminimin e të gjitha pengesave për lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Etiketa: Maqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Para
“Varfëria nuk luftohet me paketë thërrimesh”, PL reagon për masat anti krizë

“Varfëria nuk luftohet me paketë thërrimesh”, PL reagon për masat anti krizë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com