GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kaçaniku i dha Kushtetutën e parë demokratike Republikës së Kosovës

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës

*

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Si sot 32 vite me pare ne Kacanik u mblodh Kuvendi i Kosoves dhe shpalli kushtetuten e pare demokratike te Republikes. Pjesa e pare e dispozitave, ose parimeve te pergjithshme te asaj kushtetute perfshin 16 nene. Ne nenin e pare Kosova shpallet shtet demokratik i Kombit Shqiptar dhe i pjestareve te kombeve te tjera dhe pakicave kombetare, serbeve, muslimaneve, malazezeve, kroateve, turqve, romeve e te tjerave qe jetojne ne Kosove.

Ndersa ne nenet e tjera u miratuan percaktimet e tjera te shtetit si institucionet drejtuese, gjykatat, perfshire gjykaten kushtetuese, te drejtat e njeriut, ushtrimi i sovranitetit te popullit permes zgjedhjes se perfaqesuesve dhe referendimit, kryeqyteti, stema, flamuri, himni, gjuha zyyrtare etj. Karakteristika themelore e asaj kushtetute lidhet me disa elemente: Percaktimi i shtetesise, te drejtat e barabarta te te gjithe qytetareve, perfshire pakicat, percaktimi i paprekshmerise se territorit dhe te kufijve te Kosoves, legalizimi i pluralizmit politik e te zgjedhjeve te lira, te drejtperdrejta, te fshehta e te ndershme, organizimi shteteror dhe decentralizimii i pushtetit lokal. Aq mire jane parashikuar keto elemente, sa nuk ka mundur t’i realizoje me ate lloj harmonie dhe ekuilibri as vete kushtetuta e 15 prillit 2008 e dale nga dokumenti i pavaresise se Martti Ahtisaarit.

Ndersa ne kapitullin e trete, ne 37 kapituj, percaktohen lirite e te drejtat e njeriut ne detaje. Zor qe te kishte asokohe ne Europe ndonje vend qe i percaktonte keto te drejta e liri themelore ne aq detaje, sic ndodh me Kushtetuten e Kacanikut te Republikes se Kosoves. Lirite dhe te drejtat themelore te njeriut perfshijne prej lirive politike e kombetare te ushtrimit te kultures, besimit e gjuhes e deri te liria e planifikimit familjar, liria e qarkullimit, levizjes, liria e shprehjes, e organizimit, e grumbullimit, protestes, prones, te drejtes per zgjedhjen e vendbanimit etj. Nderkaq ne ekonomi percaktohej se ekonomia e tregut dhe iniciativa e lire jane themeli i zhvillimit te vendit e kashtu me radhe.

Kushtetuta e Kacanikut eshte kushtetuta e pare moderne e demokratike ne Europen Lindore, ku per me shume se 40 vite sundoi diktatura komuniste. Ajo ishte shprehja e vullnetit te popullit shqiptar qe te ndertoje nje Kosove te pavarur e me dinjitet ne mesin e kombeve europiane. Ishte kushtetuta e pare ne Lindjen komuniste qe merrte ne mbrojtje dinjitetin njerezor dhe percaktonte se cdo kush eshte i lire te mendoje e veproje pa asnje kushtezim e imponim, deri ne cakun qe nuk cenon lirite e nje individi tjeter, liri te cilat i mbron ligji.

Shteti ligjor dhe i se drejtes eshte pikenisja dhe synimi kryesor i asaj kushtetute. Dhe kjo deshmon se shqiptaret ne Kosove dhe lidershipi i saj me Ibrahim Rugoven ishin dhe mbeten dallendyshja e pare e lirise dhe demokracise ne Europe. Ajo kushtetute i dha garanci bashkesise nderkombetare se shqiptaret jo vetem kerkonin lirine e pavaresine e tyre, porse kete do ta vinin gjithashtu ne sherbim te pakicave te kombeve te tjera, pervecse shumices shqiptare! Kushtetuta e Kacanikut ishte ne kontrast me kushtetuten dhe ligjet diktatoriale te Serbise. Kjo e bente ate me te ndritshme ne perpjekjet e shqiptareve per shtetesi e liri.

Dhe se fundi, deputetet e Kosoves u mblodhen ne Kacanik ne ilegalitet te plote. Asnje prej tyre nuk u be spiun e te lajmeronte autoritetet e Serbise per kete akt. Ky kuvend e kreu misionin e tij ne kushtet e okupimit dhe sundimit te eger te Serbise ne Kosove. Fatkeqesisht sot ne kushte me te favorshme e ne liri, Serbia informohet e para per cdo gje qe ndodh ne Kosove e madje edhe ne Shqiperi!

Kujdes spiunet!

 

Etiketa: KacanikuKushtetutaRepublika e Kosoves

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Kronika e atyre që pritën, u gëzuan dhe mbetën me gisht në gojë nga Babua

13:45 - 05/09/26
Para
Plas sherri në Sarandë, të rinjtë zihen me njëri-tjetrin për turistët (VIDEO)

Plas sherri në Sarandë, të rinjtë zihen me njëri-tjetrin për turistët (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës
Aktualitet

SPAK aksion në Tiranë dhe Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26

Bledar Cafi, 50 vjeç, është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit të koduar “Muri i Lartë”, të zhvilluar nga Policia e...

Lexo më shumë
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com