GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paketa antikrizë e qeverisë, PD: Tallje për shqiptarët! 200 lekë ndihma ekonomike

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa antikrizë e qeverisë, PD: Tallje për shqiptarët! 200 lekë ndihma ekonomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Telitit ka denoncuar paketën anti-krizë të qeverisë duke theksuar se ajo “është tallje për shqiptarët”.

Teliti theksoi se me këtë pakete, rritja është vetëm 300 lekë të vjetra ndihmë pensionistëve, 200 lekë të vjetra shtesë ndihmë ekonomike ndërkohë që asnjë lek për biznesin. Sipas tij, paketa e prezantuar dje nga Rama rezulton më e ulët se sa paketa e parë e muajve prill – maj – qershor.

Deklarata e Dorian Telitit:

Partia Demokratike e ka kërkuar nga kjo foltore një paketë antikrizë reale dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ka prezantuar rrugët si mund të bëhet kjo. Reagimi i qeverisë, jo vetëm është i mangët, por mund të cilësohet qesharak.

Paketa e prezantuar dje, fatkeqësisht rezulton të jetë edhe më e ulët se sa paketa e parë e muajve prill – maj – qershor.

  • Së pari, duhet thënë se çdo indeksim është detyrim ligjor dhe jo bamirësi e qeverisë. Indeksim do të thotë rivendosje në të njëjtën gjendje pasurore, që një individ kishte përpara se inflacioni t’i gërryente të ardhurat. Nga ana tjetër, qeveria, duke mbledhur më shumë të ardhura nga çmimet e rritura të mallrave e shërbimeve, ka detyrim që, një pjesë të të ardhurave shtesë t’ua rikthejë bizneseve, të punësuarve, pensionistëve, shtresave në nevoje, etj.

Lëmosha e qeverisë për pensionistët rezulton të jetë vetëm 330 lekë të vjetra në ditë.

Bëjini vetë llogaritë se ç’mund të blejë një pensionist me 330 lekë të vjetra ndihmë që jep qeveria.

  • Së dyti rritja me 10% e ndihmës ekonomike është një tallje. Çdo familje në ndihmë ekonomike praktikisht do të përfitojë 200 lekë të vjetra në ditë shtesë nga bujaria e kësaj pakete të dytë.
  • Së treti, Qeveria premton rritje rrogë për sektorët “prioritarë” të Policisë dhe Policisë se Burgjeve, në një masë fikse. Kur vendimi të zbardhet të mos surprizohemi kur kjo shumë fikse të jepet në zëvendësim të indeksimit, dhe madje të jetë edhe më e ulet se masa e indeksimit.
  • Së katërti, Qeveria mburret se do të vazhdojë mbështetjen për naftën e fermerëve, të peshkatarëve etj., por ajo nuk thotë dot sesa fermerë e peshkatarë kanë përfituar deri tani, sa është sasia e naftës që ka shkuar për këta sektorë, sa është vlera e subvencionuar nga buxheti etj.
  • Së pesti, rritja e pagës minimale është bërë pa asnjë konsultë me sektorët e punësimit masiv si fasoneritë, manifaktura, industritë prodhuese etj. Siç duket qartë, qeveria do të jetë i vetmi përfitues real i kësaj mase, pasi do mbledhë më shumë kontribute nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, ndërkohë që paketë ndihme për bizneset nuk ka, asnjë qindarkë.

Partia Demokratike e cilëson këtë paketë të dytë ndihme si një masë gjysmake, që nuk lehtëson krizën e familjeve, pensionistëve apo të atyre në ndihmë ekonomike.

Kjo paketë është vetëm një rast për Edi Ramën për të luajtur rolin e bamirësit, për të kaluar radhën, dhe për të hapur valvula shkarkimi te një krize ekonomike dhe sociale të shtrirë anembanë vendit.

 

Etiketa: PDTeliti

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Para
Charles III nesër shpallet zyrtarisht mbret, ja kur pritet të mbajë fjalimin

Charles III nesër shpallet zyrtarisht mbret, ja kur pritet të mbajë fjalimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com