GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma territoriale/ Goci kundër propozimit të grupit të Alibeajt: E kanë kthyer si ofertë komerciale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma territoriale/ Goci kundër propozimit të grupit të Alibeajt: E kanë kthyer si ofertë komerciale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Ervin Goci ka reaguar në lidhje me propozimet e grupit te Alibeajt për reformën territoriale.

Një një postim në rrjete sociale ai ka kundërshtuar propozimin e grupit të Alibeajt, pasi sipas tij ndarja administrative është kthyer si një ofertë komerciale “merr dy paguaj një”.

Reagimi:

Nje koment, pasi lexova nje deputete te opozites qe vizonte territorin duke e kthyer reformen territoriale ne vizatim teknik..

————–

Nuk ka gje me te rende qe per ndarjen administrative te vesh kritere partiake, kjo eshte t’i peshtysh territorit, identitetit, historise, gjithe Shqiperise. Nese ndarja do behet me idene qe te sistemojme copat dhe pa patur parasysh te gjithe territorin e Republikes, do jete nje masaker e rradhes e gojeve te jargavitura qe kushedi se çdo te duan te kepusin kesaj rradhe. Une mendoj tri gjera jane te rendesishme : e para eshte dallimi i qarte mes konceptit te regjionalitetit dhe konceptit te njesise. Keto jane aq afer sa dhe vite-drite larg, sepse regjionaliteti mund te marre ne konsiderate afinitetin mes zonave, historine, lidhjen identitare, specifikat socio-demografike dhe gjeografike, kulturen, prirjet ekonomike, lidhjen me infrastrukturen, ndersa njesia administrative ndoshta duhet te perllogarise disa gjera shume me teknike dhe pjesen e administrimit.

Nese ti e ndan strategjikisht pervijimin e nje regjioni, i cili ne fakt me shume eshte shenjuar nga njerezit se nga pushteti, atehere ndarja administrative eshte fare kollaj, po vajte pa vizion copa do hash, se çdo besh tjeter.

Pjesa e dyte ka te beje me historine, me te shkuaren, me ate qe ka qene, me traditen, me kohezionin e jetuar ndoshta prej shekujsh. Mendon njeri per keto, apo kap ç’a te kapesh?!

E kane kthyer ndarjen administrative si oferte komerciale “merr dy paguaj nje”, te gjithe kane nxjerre vizoren, kush mundet ve vizen.

Çfare degjenerimi!

Pjesa e trete ka te beje me vullnetin e qytetareve, mos eshte mire qe dhe ata te shprehin pelqyeshmerine e tyre nese ka realisht dy zgjidhje te denja per zonen, ndoshta keto mund te mos kene ndonje implikim juridik, por lidhjet shpirterore te njerezve duhen respektuar, ata mund te pyeten, mund te kete konsultime te gjera..urtesia popullore di shume here me teper se çdine keta.

Kujdes! Nuk flas per referendume per ta çare territorin ne 100 pjese, po njefare afilimi i njerezve duhet matur, ku e mendojne veten ata? Keta bejne konsultime dhe konsultimet behen te gjitha ne Tirane me gjoja-eksperte qe i dine te gjitha. Kot fare! Delirante!

Nuk kam asnje medyshje qe vendimet e medha duhen konsultuar ne nivele te larta, por nese e gjitha mbetet sepate qe leshohet nga lart, i gjithe territori do shqyhet prej orekseve te sejcilit dhe do fitoje ai qe eshte me mire me oreksin. Deputetja ben gabim qe shpreh preferenca ne vend te mendimeve dhe qendrimeve, te cilat duhet patjeter t’i konsultoje…e ka detyre!

Vazhdoni perdorni gjuhen e pushtetit se jeni mire shume..

Etiketa: Ervin Goci

Lajme të lidhura

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit
Aktualitet

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit

20:16 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!
Aktualitet

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet
Aktualitet

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet

13:50 - 26/06/26
Para
“S’ka rënë bombë”, Meta nxjerr videon: Në Shijak po digjen tonelata me plehra, po helmohen banorët

“Shtatori i 10 i Ramës kryeministër”, Meta: Ende dëgjojmë për aksione kundër ndërtimeve pa leje!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt
Sport

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26

Përballja në Kupën e Botës mes Egjiptit dhe Iranit u mbyll në barazim 1-1, duke privuar iranianët nga një fitore...

Lexo më shumë
Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Qershor 2026

07:29 - 27/06/26
Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet