GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Biseda të frytshme Lajҫak-Kurti në Prishtinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Biseda të frytshme Lajҫak-Kurti në Prishtinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe këshilltarët e posaçëm të Gjermanisë dhe të Francës për këtë dialog zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Mirosllav Lajҫak tha pas takimit se kishin folur rreth dy orë për “dialogun dhe dinamikën e re dhe mënyrën se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm.”

Lajҫaku nuk dha detaje të tjera pas takimit me kryeministrin Kurti, duke sqaruar “mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje, sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç”.

Dialog parimor

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit të Kosovës Albin kurti thuhet se ai u kishte thënë diplomatëve evropianö se “Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë” dhe ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”.

Dinamikë re

Në takim ishin të pranishëm edhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi,, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga presidenti i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, për të  ndihmuar Lajҫakun për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Scholz dhe Macron në unison

Me 04.09 kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Dy udhëheqësit evropianë u dërguan letra me përmbajtje të ngjashme, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga të cilët kërkuan që të japin maksimumin  e tyre dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Për kancelarin Scholz dhe presidentin Macron, “normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i një rëndësie thelbësore për Bashkimin Evropian”. /DW

Etiketa: KurtiLajcak

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Reshjet e shiut përmbysin Shkodrën gjatë natës

Reshjet e shiut përmbysin Shkodrën gjatë natës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com