GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fillon periudha e negociatave me BE, çfarë është screening që hap kapitujt e anëtarësimit

16:18 - 11/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fillon periudha e negociatave me BE, çfarë është screening që hap kapitujt e anëtarësimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 15 shtator, delegacione zyrtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillojnë në Bruksel procesin teknik të ekzaminimit të legjislacionit të dy vendeve krahasuar me atë të Bashkimit Europian. Ky ekzaminim, i ashtuquajtur “screening” ka për qëllim përafrimin e dy vendeve me legjiclacionin e deritanishëm të BE-së. Në përfundim të këtij procesi, Komisioni Europian harton raporte të ekzaminimit, për të rekomanduar hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të mbyllin negociatat e anëtarësimit vetëm kur të mund të përafrojnë dhe zbatojnë krejtësisht grupkapitullin mbi legjislacionin për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe demokracinë.

Javën e ardhshme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut fillojnë procesin teknik që do t’i çojë drejt hapjes së kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

Gazetarja e ABC, Erisa Zykaj ka intervistuar Ana Pisonero-Hernandez, zëdhënësen e komisionierit për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi, e cila shpjegon se çfarë është konkretisht procesi i “screening”, si zhvillohet dhe ç’impakt ka metodologjia e rishikuar e zgjerimit mbi këtë proces.

INTERVISTA:

Ana, faleminderit që je me ne. Pyetja e parë është çfarë është procesi i “screening”?

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “ Ky është hapi i parë dhe shumë domethënës në procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi i screening është një ekzaminim i legjiclasionit që do t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të familjarizohen me arritjen legjislative të deritanishme të BE-së dhe të mundësojë identifikimin e çështjeve dhe fushave ku kërkohet më shumë përgatitje nga ana e vendeve kandidate. Kjo do të bëjë të mundur përafrimin e legjislacionit të këtyre vendeve me atë të BE-së (acquis communautaire) dhe përgatitjen për zbatimin e tij deri në kohën e anëtarësimit.

Si zhvillohet ky proces?

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Procesi i ekzaminimit përbëhet nga dy faza dhe zhvillohet midis Komisionit Europian dhe vendeve kandidate. Pjesa e parë ka të bëjë me ekzaminimin shpjegues, që do t’i mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të familjarizohen me të drejtat dhe detyrimet e Bashkimit Evropian. Në këtë fazë, është Komisioni Europian që shpjegon në detaje legjislacionin dhe politikat e BE-së. Ndërkohë, që faza e dytë e ekzaminimit ka të bëjë me ekzaminimin bilateral, ku shtetet kandidate tregojnë nivelin e tyre të përafrimit me legjislacionin e BE-së dhe të përvijojnë planet për harmonizim të mëtejshëm. Kjo pastaj mundëson identifikimin e fushave apo çështjeve që mund të kërkojnë më shumë punë gjatë negociatave në grupkapituj të ndryshëm. I gjithë procesi mbaron me raportet e ekzaminimit, ku Komisioni Europian i bën një rekomandim Këshillit të Bashkimit Europian nëse duhet të fillojnë praktikisht negociatat dhe me kë grupkapituj. Në këto raporte identifikohen gjithashtu nëse ka ende kushte që nevojiten të përmbushen, që njihen ndryshe si standartet e hapjes “opening benchmarks”.

Sa zgjat ky proces i ekzaminimit dhe në çfarë niveli përfaqësohen palët ?

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Në vijim të konferencës së parë ndërqeveritare në 19 korrik me të dyja vendet që u mbajt një ditë pasi Këshilli i BE-së aprovoi kuadret negociuese me të dyja vendet, Komisioni Europian filloi menjëherë punën përgatitore. Siç u shpjegua nga komisioneri Várhelyi gjatë takimit më 19 korrik, gjatë muajve të ardhshëm, do të kemi një program pune shumë të ngjeshur, shumë intensiv. Do ketë shumë kontakte midis Komisionit Europian nga njëra anë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër. Ne parashikojmë që ky proces i ekzaminimit mund të zgjasë deri një vit. Në përfundim të këtij procesi, grupkapitulli për fushat themelore do të hapet i pari dhe do të mbyllet i fundit, siç parashikohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Kjo metodologji vendos një fokus edhe më të fortë në fushat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat ekonomike dhe qeverisja ekonomike”.

Marrë nga ABC

Etiketa: Bashkim EvropianScreening

Lajme të lidhura

Bardhi: Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar
Aktualitet

Bardhi: Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar

11:30 - 11/02/26
Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri
Aktualitet

Protesta e opozitës, reagon Rama: E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri

10:19 - 11/02/26
Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama, rrezik për integrimin në BE
Aktualitet

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja: Korrupsioni në qeverinë Rama, rrezik për integrimin në BE

08:03 - 11/02/26
Para
Ardi Veliu pjesë e kabinetit qeveritar, zbulohet se ku do të emërtohet

Rikthehet Vettingu në polici, kontrollit do t’i nënshtrohen drejtorë dhe zëvendësdrejtorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar
Aktualitet

Bardhi: Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar

11:30 - 11/02/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, denoncoi sot dhunën e ushtruar nga qeveria dhe policia, duke akuzuar...

Lexo më shumë
Abuzime me miliona euro/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK

Abuzime me miliona euro/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK

11:16 - 11/02/26
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Avokati: Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK/ Avokati: Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve

11:12 - 11/02/26
Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave

10:55 - 11/02/26
Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive

Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive

10:35 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com