GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shpirti i protestës do rivendosë demokracinë”, Meta homazhe në 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shpirti i protestës do rivendosë demokracinë”, Meta homazhe në 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe për Azem Hajdarin në 24-vjetorin e vrasjes.

Meta deklaroi se është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar Azem Hajdarin për atë lidership aq frymëzues, që tregoi në kohët më të errëta, duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje.

Sipas tij, ky nderim për Azem Hajdarin, për këtë tribun të lëvizjes së dhjetorit dhe lëvizjes demokratike ka rëndësi të madhe, sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, të lirisë, të të drejtave të njeriut.

“Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm Azem Hajdarin për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë protestës dhe qëndresës së studentëve, por dhe gjithë qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës ashtu si ishte rrëzuar më parë ai i Berlinit.

Ndaj sot, ky nderim për Azem Hajdarin, për këtë tribun të lëvizjes së dhjetorit dhe lëvizjes demokratike ka rëndësi të madhe sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, të lirisë, të të drejtave të njeriut, por dhe vetë ekzistenca e kombit tonë.

Mjafton të shohim sot në ditën e parë të shkollës, numrin e nxënësve që janë regjistruar në raport me disa vite më parë, për të kuptuar se kemi një kërcënim serioz për ekzistencën dhe të ardhmen e shtetit tonë dhe të kombit tonë që vjen pikërisht nga degradimi i vlerave të demokracisë dhe të lirisë në këtë vend dhe nga rrëzimi i sistemit të llogaridhënies përmes një grushti shteti me procedura dhe me ligje dhe vendime antikushtetuese”, tha Meta.

Ai theksoi se “shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë dhe do të rivendosë vullnetin e sovranit dhe do të garantojë që sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme”.

Etiketa: metaPerkujtimivdekja e Azem Hajdarit

Lajme të lidhura

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Berisha: Nuk kam marrë ftesë nga ambasada për prezantimin e Eric Wendt

13:13 - 26/09/26
Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në
Aktualitet

Berisha: Rama është armiku më i egër i Kosovës, nuk guxoi të fliste një fjalë të vetme për UÇK-në

12:51 - 26/09/26
“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit
Aktualitet

“Do të jenë të po këtij kalibri”, Berisha paralajmëron zhvillime të reja pas arrestimit të Vlora Hysenit

12:27 - 26/09/26
Para
E rëndë, 27-vjeçari shqiptar bën për spital gruan, fqinji i dërgon policinë në shtëpi

Si nëpër filma/ 13-vjeçari trafikon emigrantë me të dashurën, ja si i shpëtoi policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë, ndërron jetë 28-vjeçari filipinez
Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë, ndërron jetë 28-vjeçari filipinez

15:42 - 26/09/26

Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën tragjikisht mesditën e kësaj të shtune në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë...

Lexo më shumë
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

14:54 - 26/09/26
Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com