GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hotelieri grek e mbyti me litar, ja veprimet e fundit të biznesmenit shqiptar (FOTO)

18:01 - 12/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Hotelieri grek e mbyti me litar, ja veprimet e fundit të biznesmenit shqiptar (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Tlive” ka publikuar një video ekskluzive, në të cilën janë regjistruar minutat e fundit të biznesmenit shqiptar në Greqi, para se të futej në hotelin ku u vra. Nga kamerat e sigurisë duket edhe momenti kur 46-vjeçari ndalon makinën, për të shkuar në një kioskë për të blerë një pije freskuese, teksa flet në telefon. Më tej ai futet sërish në makinë për të shkuar te hoteli, te vendi ku dhe dha frymën e fundit.

Xhani Topalli, 46 vjeç u vra në ishullin e Rodos nga pronari i një hoteli dhe i biri i tij, pasi këta të fundit i detyroheshin shqiptarit 70 mijë euro. Topalli kishte bërë punime në hotelin e vrasësit, i cili nuk e pagoi kurrë për punën që bëri. Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit ai kishte takuar 53-vjeçarin, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që kishin.

Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja. Kujtojmë se vrasësit e shqiptarët janë lënë në burg nga drejtësia greke.

Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesit dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta. Të dy të pandehurit, në prani të avokatëve të tyre z. Aki dhe Dimitris Dimitriadis dhe Dimitris Verberis, pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë një zënke dhe argumentuan se ai me sa duket, vdiq si pasojë e rënies së tij në tokë. Por nuk argumentuan se si kishte mbetur me një litar në qafë.

Ata gjithashtu theksuan se për këtë nuk ka faj 20-vjeçari. Sjellja e dy të pandehurve në sallën e gjykatës u bë, nën masa të forta sigurie. Një grup bashkatdhetarësh të viktimës janë mbledhur herët jashtë gjykatave dhe me të mbërritur dy të pandehurit kanë sharë duke u kërkuar që të “kalbeshin në burg”. Komandanti i Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez, z. Manolis Kazamias, u përpoq të qetësonte turmën.

Duke folur për mediat, kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit, z. Aris Kasapi, deklaroi se ata donin jo vetëm të shprehnin indinjatën e tyre për vrasjen e 46-vjeçarit, por të kërkonin dënimin shembullor për ata që janë përgjegjës.

“Jemi mbledhur si njerëz, si bashkatdhetarë të viktimës për të dërguar një mesazh, për të kërkuar dënimin real të atyre personave që i morën jetën. Ky është një krim i urryer dhe ajo që ne kërkojmë është që Drejtësia të vihet në vend”.

Siç përmendi Kasapi, qëllimi i tubimit nuk është vetëm të përhapet mesazhi për dënimin shembullor të të arrestuarve, por edhe t’u mësojë fëmijëve të vegjël se mosmarrëveshjet e njerëzve nuk duhet të zgjidhen në mënyra të tilla, ekstreme.

Etiketa: biznesmenGreqiVrasje

Lajme të lidhura

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi

19:37 - 09/02/26
Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT
Aktualitet

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri
Aktualitet

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
Para
Kriza energjetike/ Greqia merr masa drastike: 250 euro në muaj për…

Kriza energjetike/ Greqia merr masa drastike: 250 euro në muaj për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com