GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Gjermania po plaket”/ Kushi sqaron “gafën” virale për emigrimin e shqiptarëve

23:15 - 12/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gjermania po plaket”/ Kushi sqaron “gafën” virale për emigrimin e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte e ftuar këtë të hënë në rubrikën Milori Live në Klan News në kuadër të nisjes edhe të vitit të ri shkollor.

Ministrja u pyet nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me një deklaratë të saj e cila u shpërnda në media. Kushi sqaroi deklaratën e saj ndërsa tha se i përgjigjet opozitës me ndërkombëtarizimin e universiteteve si një rritje e cilësisë.

Mirela Milori: Lexova disa tituj gazetash, “Po plaket Gjermania ndaj po ikin të rinjtë”. Cili është reagimi juaj?

Evis Kushi: Titujt sigurisht që shkëputen… Në radhë të parë dua t’ju them cili është interpretimi i atyre që e kanë bërë. Sigurisht që opozita ka interesin të thonë që të rinjtë ikin nga Shqipëria se këtu nuk jetohet, se këtu bëhet nami, këtu ka korrupsion. Kjo lloj deklarate nuk i vjen për shtat atyre që duan ta nxijnë Shqipërinë. Në fakt çfarë kam thënë unë. E vërteta cila është? Vërteta është, që sot kam aq tituj gazetash që vetë Gjermania çdo ditë i publikon. Lajmi i fundit, gazeta Bild: Gjermania ka nevojë për 1.8 milionë punëtorë, krah pune që janë të profesioneve të ndryshme. Pra Gjermania dhe shtete të tjera në mënyrë të vazhdueshme bëjnë ftesë për të rinj, të reja nga vende të ndryshme dhe nga rajoni ynë të shkojnë dhe kjo është një arsye se pse të rinjtë tanë dhe jo vetëm të rinjtë kanë një lloj tendence sepse e dinë që po të shkojnë e kanë punën e sigurt. Nuk jemi si në kushtet e para disa vitesh që të shkoje në Gjermani apo në një vend tjetër e kishe shumë të vështirë të bëje dokumentet që të merrje leje pune. E dimë sa kanë vuajtur të afërmit tanë. Ndërsa sot jemi në kushtet që ata kërkojnë mjekë. Ata kërkojnë infermierë sepse nuk i plotësojnë nevojat e tyre me profesionistë të fushave të ndryshme. Madje ka agjenci që janë të posaçme që punojnë për këtë punë.

Mirela Milori: Si i përgjigjeni opozitës dhe kundërshtarëve që thonë, dakord Gjermania është Gjermani dhe mund të tundohen një moment të kenë një jetë të themeluar shumë mirë në Shqipëri. Një ofertë më e madhe, tek e fundit njerëzit lëvizin për një pagë më të mirë dhe brenda vendit jo më me kushtet dhe standardet e atjeshme. Por kjo nuk vjen se njerëzit lëvizin për kushte dhe standarde, por sepse këta studentë nuk dihet se kur mund të kthehen këtu. Ka një perspektivë më të gjatë, si mund t’i përgjigjeni kësaj?

Evis Kushi: Këtë e deklarova dhe në fjalën time pas kësaj deklarate. Ne i përgjigjemi në radhë të parë me ndërkombëtarizimin e universiteteve. Pra të gjithë ata që shkojnë për të studiuar jashtë shtetit sepse deri më sot nuk kanë gjetur atë cilësinë që duan dhe preferojnë universitete prestigjioze, ne i kemi ftuar këto universitete prestigjioze dhe kemi rezultate mjaft të mira. Ne kemi sot këtu në Shqipëri programe studimi që studentët kur diplomohen kanë vulën e universitetit të Bolonjës në diplomën e tyre. Pra diploma e tyre nuk ka vetëm cilësinë si Universiteti i Bolonjës, por edhe njihet në tregun e punës ndërkombëtar njësoj si universiteti i Bolonjës. Në momentin kur nënshkruhet një marrëveshje me një universitet prestigjioz edhe kurrikula edhe programi hartohet i ngjashëm me universitetin prestigjioz. Dhe profesorët integrohen dhe japin mësim. Kështu që rritet cilësia. Ajo që kërkojnë studentët, ajo që kërkojnë prindërit, ajo që kërkojmë të gjithë në fund të fundit. Por diploma ka të njëjtën vlerë. Është një diplomë që ka dy tituj, ka dy vula universitetesh. Kjo është një mënyrë si i përgjigjemi ne të gjithë atyre që kërkojnë cilësi, por që jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë të studiojnë. Pra kjo është një mundësi edhe për ata që vijnë nga familje me të ardhura modeste, por që janë të shkëlqyer dhe që meritojnë të kenë arsim cilësor njësoj si ata që kanë të ardhura më të larta dhe kanë mundësi të studiojnë në universitetet më të mira./TV.klan

Lajme të lidhura

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Xhelal Mziu plane për të rimarrë Kamzën: Jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit

Xhelal Mziu plane për të rimarrë Kamzën: Jam i gatshëm të lë mandatin e deputetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com