GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e PL në Sharrë, DW: Numër modest protestuesish

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e PL në Sharrë, DW: Numër modest protestuesish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta, e para që nga themelimi i PL, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI), si forcë politike opozitare, synoi denoncimin e aferës korruptive të lidhur me impiantet e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, për të cilën, që nga viti i kaluar po zhvillon hetime Struktura e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK).

Rezultatet e deritanishme të hetimeve kanë sjellë sekuestrimin e dy inceneratorëve, atij në Elbasan dhe Fier dhe arrestimin e 9 zyrtarëve publikë me akuzën për korrupsion, të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me akuzën e pastrimit të parave dhe deputetit socialist Alqi Bllako. Ky i fundit me akuzën e falsifikimit të dokumentave, marrjes së ryshfetit dhe dëmtimit të financave publike me një shumë prej 1,5 milion euro. Për inceneratorin e Tiranës SPAK vazhdon hetimet pa arritur ende në arrestimin e askujt.

Para një numri modest protestuesish kryetari i PL, Ilir Meta e cilësoi aferën korruptive të trajtimit të mbetjeve të shkaktuar nga “një organizatë kriminale, të drejtuar nga kryeministri Rama ku pjestarë janë ministra, kryetarë bashkie, drejtorë dhe një rrjet i tërë kompanishë hajdute, të ngritura nga vetë qeveria.”

Për administratorët e kompanive koncesionare, që Meta i quajti ”kompani hajdute”, ka urdhëra ndalimi por ata vazhdojnë të jenë në arrati që nga viti i kaluar.

Afera e inceneratorëve u denonca vitin e kaluar nga LSI sot PL.

Kryetari i PL, ish-presidenti Meta, në fjalën e tij para protestuesve akuzoi SPAK-un për “mosveprom dhe lidhje me pushtetin.”

“Jemi për të treguar me gisht këtë vend krimi që drejtësia dhe SPAK të shohin të vërtetën, të zbatojnë ligjin, të bëjnë detyrën e të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave, për krimin e vjedhjes pa fre. Mjaft më me drejtësi me regji”, theksoi Meta.

Sipas tij SPAK dhe qeveria Rama po koordinohen që të blejnë zgjedhjet e ardhshme lokale.”SPAK të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën. Të çojë hajdutët dhe rilindasit pas hekurav”, tha Meta, që e cilësoi aferën e inceneratorëve “monumentin e korrupsionit.” Protesta në vend-ndodhjen e inceneratorit të Tiranës e organizuar nga PL hap stinën e protestave të vjeshtës, të paralajmëruara nga opozita./DW

Etiketa: metaPL

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
“Armë, drogë e para”/ Goditet grupi kriminal në Ibiza, shumica shqiptarë

“Armë, drogë e para”/ Goditet grupi kriminal në Ibiza, shumica shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com