GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Burg për qytetarët, amnisti për të pasurit”, Salianji kërkon informacion për ndërtimet pa leje

10:12 - 14/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet seanca gjyqësore e Salianjit, mësohet arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kërkuar qeverisë informacion për ndërtimet e paligjshme. Në kërkesën që Salianji e ka bërë publike kërkon informacione sa është numri i subjekteve që kanë kryer ndërtime të paligjshme.

Teksa thotë se qytetarët dënohen me burg, ndërsa të pasurit amnistohen, Salianji kërkon nga qeveria sa është numri i rasteve të ndërtimeve të paligjshme që janë referuar në organet e drejtësisë.

Deputeti demokrat pyet gjithashtu se a është marrë ndonjë masë administrative apo kallëzuar penalisht ndonjë zyrtar që ka pasur detyrën të mbrojë territorin nga ndërtimet e paligjshme. Ervin Salianji ka sjellë në vëmendje edhe disa raste që tregojnë se qytetarët e thjeshtë janë ndëshkuar, ndërsa kjo që Rama bën aktualisht me të pasurit është thjesht një shoë.

Reagimi i Salianjit:

Burg për qytetarët, amnisti dhe shoë për të pasurit!

Vetëm vitet e fundit janë dënuar mijëra qytetarë, raporti i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e kriminalitetit, pasqyron mijëra rastet e referuara për veprën “Ndërtim i paligjshëm”

Për të kuptuar shtetin e ndërtuar nga Rama po ju tregoj tre raste te pasqyruara në media;

Sokol Negollari u arrestua se po ndërtonte pa leje shtëpinë e re pranverën e 2016-s në një fshat të Kavajës. Ai u kap teksa kishte prishur banesën e vjetër dhe në të njëjtin truall po ngrinte shtëpinë e re.

Mediat më pas raportuan që ndaj tij u mor masa arrest me burg dhe u transferua në burgun e Rrogozhinës. Më 7 maj 2016, familjen e pllakos tragjedia, teksa bashkëshortja bën aksident me makinë në afërsi të Kavajës. Ajo udhëtonte me makinë për në burgun e Rrogozhinës së bashku me tre fëmijët e çiftit. Nga aksidenti gjetën vdekjen dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, ndërsa u plagos bashkëshortja dhe fëmija tjetër 13 muajsh.

Të afërmit e familjes fajësuan shtetin për tragjedinë, duke e akuzuar se mbajtën me pa të drejtë gjatë në burg Sokol Negollarin për ndërtimin pa leje.

Shtetasi P.B., në atë kohë 63 vjeç me banim në Fushë-Krujë. Në 2016, ky shtetas vendosi të zgjasë rrethimin me mur të shtëpisë private (avllinë), kuptohet që burgu e pret dhe ndërtuesin e madh të avlisë

Rasti i tretë është i shtetasit I.SH., 58 vjeç nga Peqini. Ai në vitin 2018 teksa ishte duke shkuar në punë me mjetin e tij motoçikletë “Papaq”. Në mjet kishte çantën me “ armët e krimit ” me mistrinë, metër, plumbëçen me fijen që përdoret për orientim gjatë ngritjes së murit dhe mjete të tjera që i shërbenin për punë.

Të tre rastet  janë tregues se cila prej kategorive të qytetarëve përballet dhe ndëshkohet ashpër nga qeveria! Nëse je i varfër, nëse ske mundësi e lidhje me qeverinë, përfundon në burg për një avlli, për një suvatim apo se mban mistri me vete, nëse ke abuzuar, ke përfituar nga fondet  publike, ke ndërtuar pa leje mijëra metra katror në mes të Tiranës, qeveria e Ramës të përkëdhel, të legalizon!

Nisur ka këto raste dhe mijëra raste qytetarësh që dhunohen nga qeveria përditshëm, i kam kërkuar dje informacion qeverisë për rastet e konstatuara si ndërtime të paligjshme. A është ligji i barabartë për të gjithë? A ka pasur proçedime penale për oligarkët që qeveria i kap në shkelje të ligjit dhe bën shoë mediatik me ministrat!

Pas përgjigjes zyrtare nga qeveria, do të verifikojmë në terren çdo rast të pafuqisë dhe përkedheljes që ju bën shteti oligarkëve që ka pasuruar vetë dhe çdo rast do ta depozitojmë në institucionet e drejtësisë!

Etiketa: Kryesore1ndertimePDSalianji

Lajme të lidhura

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Pak ditë pas ndarjes/ Leo DiCaprio kapet mat me Gigi Hadid, fotot bëhen virale në rrjet

Pak ditë pas ndarjes/ Leo DiCaprio kapet mat me Gigi Hadid, fotot bëhen virale në rrjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com