GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Auditimi i KLSH për prokurimet publike: Bashkitë vendosin kritere të ekzagjeruara

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Auditimi i KLSH për prokurimet publike: Bashkitë vendosin kritere të ekzagjeruara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Problematika ku autoritetet kontraktore vendosin kritere përjashtuese të paargumentuara përveçse nga ankimimet në Komisionin e Prokurimeve Publike vit pas viti është hasur edhe në auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë një sërë raportesh për bashki të ndryshme në vend të cilat dalin në finale në të njëjtin rezultat.

Kështu për shembull një auditim për Bashkinë Krujë i zhvilluar gjatë këtij viti për aktivitetin ekonomik të viteve të mëparshëm nënvizon se kriteret që vendosen janë të ekzagjeruar.

“Nga auditimi i 13 procedurave të prokurimit për vitin 2020-2021 me vlerë të fondit limit 1,1 miliard lekë lekë pa TVSh, ka rezultuar se në DT janë aplikuar kritere të ekzagjeruar dhe të paargumentuara në rastin e 5 procedurave me vlerë të fondit limit 1miliard  lekë pa TVSh ose 89%” thuhet në dokumentin e KLSH.

Një tjetër auditim këtë herë për Bashkinë e Beratit ndalet pikërisht tek prokurimet ku duket se edhe këtu hartimi i dokumentacionit ku konstatohen kritere që s’kanë lidhje me natyrën e kontratës.

“Janë konstatuar anomali në hartimin e kritereve të veçanta të DST në procedurat e prokurimit publik, pasi janë vendosur kritere të cilat nuk kanë lidhje të ngushtë me natyrën dhe madhësinë e kontratës. Janë konstatuar anomali në procesin e kualifikimit dhe vlerësimit të ofertave të operatorëve ekonomik, si dhe në zbatimin e kontratave të punimeve, si pasojë e të cilave është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 8,6 milionë lekë” thuhet në auditim.

Përjashtim nuk bën as Bashkia Kuçovë për të cilën KLSH vlerëson se në auditimin e 12 procedurave prokurimi me vlerë kontrate 429 milionë lekë me TVSH, janë konstatuar shkelje në aplikimin e kritereve jo në zbatim të akteve ligjore/nënligjore të LPP, ku kriteret nuk janë në përputhje me zërat e preventivit, veprime të cilat direkt ose indirekt kanë çuar në pjesëmarrjen e ulët të operatorëve ekonomikë.

Për një tjetër Bashki siç është ajo e Shkodrës sa i takon prokurimeve edhe pse KLSH nuk citon pjesën e kritereve nënvizon se ha konstatuar një tjetër problematikë që lidhet me zhvillimin e procedurave për projekte ndaj të cilave nuk ka në dispozicion ende fondin e nevojshëm./ MONITOR/

 

Etiketa: AuditimiKLSHprokurimet publike

Lajme të lidhura

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Para
Kriza e energjisë, Balluku “frikëson” fëmijët: Në Zvicër futesh në burg nëse…

Kriza e energjisë, Balluku “frikëson” fëmijët: Në Zvicër futesh në burg nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës
Sport

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26

Federata Shqiptare e Futbollit vijon me ritme intensive investimet në infrastrukturën sportive në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve...

Lexo më shumë
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

U aksidentua në minierën e Tërnovës, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:27 - 02/08/26
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda

17:20 - 02/08/26
Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com