GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD denoncon: Rama po u jep miqve të tij 55 mijë m2 tokë në bregdet pa garë, thirrje SPAK të nisë hetimet

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD denoncon: Rama po u jep miqve të tij 55 mijë m2 tokë në bregdet pa garë, thirrje SPAK të nisë hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes deputetes së zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit, Ina Zhupa, PD denoncoi sot kreun e qeverisë se po u jep klientëve të tij pasuritë publike.

“Më datë 19 Maj 2021, njëlloj siç ka bërë gjatë keqqeverisjes së tij, Edi Rama ka vendosur të trajtojë si plaçkë personale një tjetër pasuri publike të shqiptarëve. Plot 55 mijë m2 tokë në bregdet, në zonën e Hamallajt, pa garë dhe pa asnjë transparencë, ka vendosur t’ia jap dy miqve të tij në një biznes korruptiv, shoqërisë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe “S&D Invest” sh.a., me pronar Gentjan Sulën,” tha Zhupa.

Deklarata e plotë: 

Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe vodhi zgjedhjet e 25 Prillit, që të masakrojë dhe vjedh pasuritë publike të shqiptarëve, që të vazhdojë të shtojë pasurinë e tij dhe të bizneseve pranë tij, që të vazhdojë të detyrojë të rinjtë e papunë të largohen të pashpresë nga vendi.

Më datë 19 Maj 2021, njëlloj siç ka bërë gjatë keqqeverisjes së tij, Edi Rama ka vendosur të trajtojë si plaçkë personale një tjetër pasuri publike të shqiptarëve. Plot 55 mijë m2 tokë në bregdet, në zonën e Hamallajt, pa garë dhe pa asnjë transparencë, ka vendosur t’ia jap dy miqve të tij në një biznes korruptiv, shoqërisë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe “S&D Invest” sh.a., me pronar Gentjan Sulën.

Çmimi i vendosur për shitje është disa herë më i ulët se çmimi i tregut në atë zonë bregdetare, rreth 1,100 lekë për metër katror. Siç provon ky dokument shtetërore, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 19.5.2021, 55 mijë metra tokë shtetërore në bregdet i është dhënë dy oligarkëve të Edi Ramës, Redi Peza dhe Gentjan Sula, për 59,565,000 lekë.

E ndërsa Edi Rama dhe miqtë e tij ndajnë si plaçkë pasuritë publike, shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe të pashpresë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Ndërkohë që Edi Rama ka përqëndruar të gjithë ekonominë e vendit tek 5 biznese korruptive pranë tij, mijëra biznese në Shqipëri kanë falimentuar apo janë në prag falimenti, nga taksat e rritura dhe nga rënia e konsumit.

Po ky nuk është prioritet i Edi Ramës. Ai nuk i vodhi zgjedhjet që ti shërbejë Shipërisë apo shqiptarëve. Prioritet i vetëm Edi Ramës është pasurimi i miqve të tij.

Kjo është arsyeja, pse shqiptarët janë të zhytur në varfëri, ndërkohë që Edi Rama dhe oligarkët e tij janë zhytur në luks. Kjo është arsyeja pse Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në botë dhe ka 8 vjet që ka ngecur në vendnumëro.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë menjëherë këtë aferë të rëndë korruptive dhe të vendos përpara përgjegjësisë plaçkitësit e pasurisë publike. Shqipëria dhe pasuritë e saj, duhet t’i shërbejnë shqiptarëve dhe rritjes së mirëqenies së tyre. Pronat shtetërore duhet të shërbejnë për t’i dhënë fund sa më parë procesit të kompensimit të pronarëve të ligjshëm.
Prona shtetërore duhet t’i shërbejë vetëm interesit publik dhe interesit të qytetarëve shqiptarë. Ndaj ne do luftojmë kundër kësaj pakice plaçkitësish që pengoi përkohësisht ndryshimin, derisa t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Etiketa: Ina ZhupaPD

Lajme të lidhura

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Aktualitet

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Para
Kryeministri dhe Ministrja Manastirliu inspektime në laboratorin e ri të Materniteti “Koço Gliozheni”

Kryeministri dhe Ministrja Manastirliu inspektime në laboratorin e ri të Materniteti “Koço Gliozheni”

TË FUNDIT

Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i komunikoi zyrtarisht Belinda Ballukut akuzat e reja,...

Lexo më shumë
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com