Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Laç-Patok, ku një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit, Gjes Merçina 23 vjeç.
I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Discussion about this post