GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbulohet iniciativa PS-PD, BIRN: Kuvendi ngre grup pune për ndryshime ligjore të reformës në drejtësi

19:00 - 14/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet iniciativa PS-PD, BIRN: Kuvendi ngre grup pune për ndryshime ligjore të reformës në drejtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ligjeve vendosi të martën që të ngrejë një grup pune të përbashkët maxhorancë-opozitë për të përgatitur një paketë të re ndryshimesh për ligjet e reformës në drejtësi.

Grupi që do të punojë për këto ndryshime përbëhet nga 3 deputetë të PS-së, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi si dhe 2 deputetët demokratë, Gazmend Bardhi dhe Dhurata Çupi.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, i tha BIRN-it se vendimi i kryesisë së këtij komisioni për të ngritur këtë grup erdhi si përgjigje e Kuvendit për kërkesat e vazhdueshme të organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë për ndryshime ligjore.

“Pas raportimeve të organeve të drejtësisë në Komisionin e Ligjeve lindi nevoja për të bërë ndryshime në legjislacionin e reformën në drejtësi, ndryshime që kanë si synim përmirësimin e funksionimit të sistemit,” tha Bushka, ndërsa shtoi se do të konsultohen edhe ekspertët ndërkombëtarë të OPDAT dhe Euralius.

Sips Bushkës, projeksioni i këtyre ndryshimeve do të jetë përshpejtimi i plotësimit të vakancave në sistemin e ri të drejtësisë.

Edhe anëtari i opozitës në këtë grup, Gazmend Bardhi pranoi se ndryshimet lindën si nevojë e kërkesave që kanë bërë vetë organet e drejtësisë për shkak të problematikave që kanë hasur në punën e tyre.

“Institucionet kanë përcjellë disa propozime për ndërhyrje ligjore në funksion të efiçencës së tyre dhe për të bërë një proces të pakontrolluar nga njëra palë, komisioni vendosi të ngrejë një grup të përbashkët për të vlerësuar nëse këto kërkesa e ndihmojnë dhe e çojnë përpara reformën në drejtësi,” tha Bardhi.

Bardhi shtoi se propozimet e ardhura nuk prekin thelbin e ligjeve të sistemit të drejtësisë, por synojnë në pjesën dërrmuese të tyre rritjen e eficencën e sistemit.

“Është detyrë e Kuvendit që t’i japë mundësinë sistemit që të funksionojë me eficencë të plotë dhe pse jo t’i heqë alibinë për vonesat e krijuara në produktin që shqiptarët presin nga zbatimi i reformës në drejtësi,” shtoi Bardhi.

Gjatë raportimeve në Komisionin e Ligjeve propozimet e diskutuara nga krerët e organeve të drejtësisë kishin të bënin kryesisht me gjetjen e mekanizmave për të zhbllokuar procesin e plotësimit të vakancave me gjyqtarë,  inspektorë dhe këshilltarë ligjorë.

Burime nga grupi i punës i thanë BIRN-it se është bërë një takim formal mes deputetëve, drejtuesve të organeve të drejtësisë dhe ekspertëve të huaj ku janë diskutuar paraprakisht disa prej propozimeve për ndryshime ligjore.

Një propozim ka të bëjë me lejimin e magjistratëve që të punojnë si gjyqtarë, në vitin e tretë të shkollës, ose siç njihet si viti i praktikës, duke gjykuar çështje me kompleksitet të ulët.

Ndryshime kërkohen dhe për procesin e vetingut të magjistratëve, ku propozohet që të bëhet vetëm një veting para pranimit në Shkollën e Magjistraturës dhe të hiqet vetingu i dytë para emërimit të tyre, pasi shihet si zgjatje e procesit të emërimit.

Për mungesën e kandidatëve për këshilltarë ligjorë në sistem do të shihet mundësia që atyre t’u jepet e drejta për t’u bërë gjyqtarë pas 5 viteve përvojë pune në sistem.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka sjellë propozime për ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin e kritereve të kandidatëve, duke kërkuar barazim në pagë mes inspektorëve nga jashtë sistemit me ata magjistratë.

Reforma në Drejtësi u miratua në vitin 2016 me konsensus politik, por pas 6 vitesh, organet e reja të drejtësisë vijojnë të kenë problematika me funksionimin e tyre të plotë dhe të plotësimit të vakancave me gjyqtarë e prokurorë për shkak të procesit të vetingut./reporter.al/

Etiketa: PDPSReforma ne Drejtesi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Sulmet kibernetike në Shqipëri, DASH sanksionon hakerat, ja vendimi i fundit

Sulmet kibernetike në Shqipëri, DASH sanksionon hakerat, ja vendimi i fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com