GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogan “fut hundën” në konflikt: Qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit do ketë pasoja

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan “fut hundën” në konflikt: Qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit do ketë pasoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se qasja e Armenisë ndaj Azerbajxhanit është e papranueshme, dhe do të ketë pasoja.

Ai i ka bërë këto deklarata pas përleshjeve në mes këtyre dy vendeve fqinje, ditëve të fundit.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme situatën e krijuar për shkak se Armenia ka shkelur marrëveshjen e arritur pas luftës së vitit 2020, që ka rezultuar me fitore të Azerbajxhanit”, ka thënë Erdogan nga Ankaraja.

Armenia dhe Azerbajxhani, të cilat kanë luftuar disa herë për rajonin e Nagorno-Karabakut, kanë akuzuar njëra-tjetrën për përleshjet që kanë shpërthyer në orët e vona të së hënës.

“Ne shpresojmë që Armenia do të largohet nga kjo rrugë e gabuar sa më shpejt që është e mundur dhe do të fokusohet në forcim të paqes”, ka shtuar mes tjerash Erdogan.

“Kjo qasje natyrisht do të ketë pasoja për palën armene, e cila jo vetëm që nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së nënshkruar, por vazhdon të ketë qasje agresive”.

Një konflikt në Kaukazin Jugor, në udhëkryqin e Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, mund të përfshijë fuqitë e mëdha sikurse Rusia dhe Turqia, si dhe mund të rrezikojë tubacionet që çojnë naftë dhe gaz në Evropë.

Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të diskutojnë luftimet e fundit për Nagorno-Karabakun, kur të takohen në një samit në Uzbekistan në ditët në vijim, ka thënë një zyrtar turk të mërkurën.

Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësim të Rusisë, janë pajtuar për arritje të armëpushimit më 2020, pas luftës së zhvilluar për gjashtë javë në vjeshtën e po atij viti për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Ky rajon është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990. Rreth 6 000 njerëz janë vrarë në luftimet e vitit 2020.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë zonat përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene. /REL

 

Etiketa: ArmenaiazerbajxhanErdoganluifta

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
E dashura atentat Putin? Shpërthen në tym limuzina e presidentit rus, dyshohet se…

E dashura atentat Putin? Shpërthen në tym limuzina e presidentit rus, dyshohet se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara një çështje që e keni lënë pezull. Në...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com