GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zjarri në Malin e Tomorrit, reagon Meta: Po ndjek me shqetësim situatën aktuale që po dëmton Parkun Kombëtar

12:41 - 28/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit/ Meta: Vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi këtë detyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes ku një kurorë me pisha në Malin e Tomorrit u përfshi nga flakët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po ndjek me shqetësim situatën, ndërsa thekson se indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore. Kreu i shtetit u ka bërë thirrje autoritetet vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Mesazhi i Metës: 

Jam duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në malin e Tomorrit, që po dëmton seriozisht Parkun Kombëtar, një pasuri e jashtëzakonshme publike.U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.Në mënyrë të veçantë nxis Agjensinë Kombëtare te Mbrojtjes Civile, që është vënë në dijeni të situatës, për angazhimin pa vonesë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes për operacione nga ajri, si e vetmja formë efikase operacionale për fikjen e zjarrit në malin e Tomorrit, për shkak të terrenit të vështirë për ndërhyrje nga toka.Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që prej shumë orësh, sipas raportimeve nga terreni, nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët për shuarjen e zjarrit masiv, një krim i rëndë mjedisorNisur nga ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, si dhe domosdoshmërinë e eliminimit të çdo rreziku për jetën dhe pronën, u bëj thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të neutralizuar në kohë çdo vatër zjarri, në të gjithë territorin e vendit, që do të dëmtonte seriozisht pasurinë kombëtare dhe atë private.Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

Etiketa: mali i tomorritparku kombetarZjarr

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohen 5 persona në Tiranë

Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohen 5 persona në Tiranë

TË FUNDIT

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)
Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26

GJKKO ka dhënë vendimin për 5 anëtarë të një grupi kriminal në Shkodër të cilët akuzohen se kanë kultivuar dhe...

Lexo më shumë
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com