GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

RTSH lekët lumë për “OTT”/ Enkelejd Joti ecën në gjurmët e Thoma Gëllçit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
RTSH lekët lumë për “OTT”/ Enkelejd Joti ecën në gjurmët e Thoma Gëllçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enkelejd Joti i RTSH e ka nisur këtë muaj me shpenzime pa kriter, me paratë që merr nga xhepat tanë. Para se Thoma Gëllçi të binte në burg, RTSH-ja bëri një tender me objekt “blerje shërbimi për platformën “OTT” me fond limit 85.113.600 lekë të reja. Në atë kohë, në tender mori pjesë vetëm një kompani që ofroi një shifër sa 99.7% e fondit limit të tenderit, duke fituar çdo qindarkë të akorduar nga RTSH-ja. Ndërkohë edhe pasardhësi i Gëllçit po ecën në të njëjtat hapa. Ai po bën tender me objekt “për shërbimin e platformës OTT për RTSH-në”, me qëllim mirëmbajtjen dhe blerjen e pajisjeve multimediale dhe infrastrukturën e rrjetit.

Në dokumentin e publikuara së fundmi në Agjencinë e Prokurimeve Publike bëhet me dije se drejtori i RTSH-së ka akorduar një shumë prej 169 milionë lekësh për shërbimin e OTT-së. Kështu, Joti po harxhon dyfishin e shumës që ka kushtuar komplet platforma në kohën e Gëllçit, kur u ble për 85 milionë lekë. I gjithë ky shpenzim bëhet në një pikë kur vendi është në krizë dhe kur nuk dihet nëse OTT do të jetë e aksesueshme nga qytetarët. Por, edhe nëse do të jetë funksionale, sipas rregullit kostoja e mirëmbajtjes duhet  të jetë sa 10 apo 20% e vlerës së blerjes së produktit, jo sa 200 % e vlerës së tij.

Çfarë është OTT?

Platforma OTT është televizion nëpërmjet internetit over the top. Sipas parashikimeve te Gëllçit me këtë platformë çdo program televiziv shihet jo në kohën reale, por disa orë dhe ditë pasi ai të jetë transmetuar. Shërbimi u ofrohet të gjithë përdoruesve të platformës RTSH TANI që përdorin telefonat smart IOS ose Adroid, televizorët smart Android, që kanë të instaluar aplikacionin RTSH TANI, dhe që janë të lidhura me internetin. Shërbimi ofrohet deri në shtatë ditë nga koha reale e transmetimit të programit për kanalin RTSH 1 dhe për kanalin RTSH SHKOLLË, ndërsa tre ditë për kanalet e tjera.

Asaj kohe kreu i RTSH u shpreh se më së shumti kjo platformë po blihet për programin RTSH Shkolla, që iu duhej nxënësve gjatë kohës së pandemisë. Por, as atëherë kjo platformë nuk funksionoi si duhet, ndërsa tani askush nuk i ndjek programe të tilla. Natyrshëm lind pyetja, ku shkojnë paratë që në paguajmë për këtë televizion dhe pse nuk kontrollohen tenderat miliona euro të këtij institucioni?

Në çdo vit RTSH merr një fond më vete nga qeveria, përveç taksës 100 lekë që paguajnë çdo muaj qytetarët. Këto para i shpërdorojnë drejtorët si Enkelejd Joti, i cili po derdh lekët në një platformë që nuk funksionon. Në kohën kur televizorët janë bërë inteligjentë dhe me to mund të shohësh edhe platforma me pagesë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të paktën t’iu kishin hequr qytetarëve taksën 100 lekë.

Gjatë vitit 2021, sipas raportit vjetor, RTSH mori nga tarifa që paguan çdo familje shqiptare 1 miliard e 363 milionë e 257 mijë lekë (të reja), ndërsa iu shtuan edhe 573 736 000 lekë nga buxheti i shtetit. Shtojmë këtu tek fondi edhe 137 397 000 lekë nga qiratë që grumbullon institucioni, 143 546 000 lekë nga reklamat si dhe 16 000 000 lekë nga shitjet e materialeve arkivore etj. Një lumë parash, shumica e të cilave shkon për tendera e shërbime të panevojshme të firmosura nga drejtori Enkelejd Joti.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimEnkelejd Jotikryesore2OTTRTSHtenderThoma Gëllçi

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Financimet ruse, Boçi: Jemi distancuar! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD!

Financimet ruse, Boçi: Jemi distancuar! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com