GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Vendimi/ Vrasja e bujshme, Adelina Ismaili dhe motrat e saj do të dëshmojnë online në Gjykatë

20:59 - 15/09/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi/ Vrasja e bujshme, Adelina Ismaili dhe motrat e saj do të dëshmojnë online në Gjykatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të dëgjohen online, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Fillimisht, lidhur me dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, prokurori Haki Gecaj deklaroi se mbetet pranë propozimit të dhënë edhe më parë se në qoftë se mbrojta do të pajtohet që të merren dhe të lexohen deklarata e tyre të dhëna në të gjitha fazat e procedurës edhe vetë ai do të pajtohej, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Unë edhe në seancat e kaluara kam deklaruar që nëse mbrojtja pajtohet, unë do të pajtohesha që të merren dhe të lexohen të gjitha deklaratat e tyre të dhëna në të gjitha fazat e procedurës në polici, prokurori dhe në shqyrtim gjyqësor dhe unë kam mbetur pranë këtij propozimi edhe tani qëndroj”, tha prokurori Gecaj. Tutje, lidhur me këto dëshmitare prokurori propozoi që të njëjtat nëse shprehin gatishmëri për të dëshmuar, të merren në pyetje përmes video-linkut.

Ndërsa, mbrojtësi i Sekiraqës, avokati Driton Musliu deklaroi se i njëjti është i njoftuar se avokatja paraprake Kosovare Kelmendi ka dhënë pëlqimin që të lexohen deklaratat e dëshmitareve Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili të dhëna në gjykatë, por jo edhe deklarata e dhëna në polici dhe prokurori.

“Jam njoftuar se avokatja paraprake Kosovare Kelmendi ka dhënë pëlqimin që të lexohen deklaratat e dëshmitareve Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili të dhëna në gjykatë dhe jo deklaratat e dhëna në polici dhe prokurori”, tha avokati Musliu.

I njëjti nuk e kundërshtoi propozimin që këto dëshmitare të dëgjohen përmes video-linkut.

Më pas, propozimin për dëgjimin e dëshmitareve Ismaili përmes video-linkut e ka aprovuar gjykatësi Kuçi. “Aprovohet propozimi i prokurorit special që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili me qëllim të ekonomizimit të procedurës dhe moszvarritjes së saj, dëshminë e tyre ta japin përmes video-linkut”, tha gjykatësi Kuçi.

Sa i përket dëshmitarit D2, prokurori Gecaj tha se për të njëjtin në ndërkohë është munduar që në rrugë zyrtare ta gjejë kontaktin e tij, por deri tani pa sukses dhe shtoi se posa ta sigurojnë kontaktin e tij, do ta njoftojë gjykatën për caktimin e një seance për dëgjimin e të njëjtit.

Sipas avokatit Musliu, edhe avokatja Kelmendi ka kërkuar që i njëjti të sigurohet dhe të dëgjohet.

Pasi që nuk pati kushte për vazhdimin e mëtejmë të këtij shqyrtimi gjyqësor, seanca e radhës u caktua më 3 tetor 2022.

 

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Feyenoord i papërmbajtshëm, Lazio turpërohet në Danimarkë. Fiton United

Feyenoord i papërmbajtshëm, Lazio turpërohet në Danimarkë. Fiton United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut,...

Lexo më shumë
“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

“Kërkojmë drejtësi!” Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestojnë para SPAK, kundër ndërtimit të resortit turistik

10:49 - 05/02/26
U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

U gjetën të pajetë/ U helmuan nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:36 - 05/02/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com