GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro në pikiatë, prek rekordin historik në kursin e këmbimit me lekun

09:17 - 16/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro në pikiatë, prek rekordin historik në kursin e këmbimit me lekun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursi i këmbimit euro-lek pësoi një rënie të fortë ditën e enjte dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Vlera e shënuar sot është lehtësisht më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të muajit korrik. Euro kishte shfaqur tendencë rënëse graduale prej një jave, por sot rënia është shpejtuar veçanërisht ditën e sotme. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se një rënie në këto përmasa është e papritur dhe mund të shpjegohet kryesisht me transaksione të shitjes në vlera të mëdha nga aktorë të caktuar.

Pasi kishte prekur nivelet minimale historike në muajin korrik, në vijim kursi i euros shënoi një korrektim në rritje. Gjatë muajit gusht, rritja u ndikua sidomos nga kërkesa e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për valutë me qëllim pagesën e importeve të energjisë elektrike. Gradualisht, edhe zbehja e efektit sezonal të lidhur me turizmin bëri që në fillim të shtatorit euro të rritej deri në nivelin e 117.8 lekëve. Por, në ditët e fundit, kursi i euros po shënon një rënie të re, që aktorët e tregut e kanë të vështirë ta shpjegojnë plotësisht.

Sipas agjentëve, rënia e kursit është përcaktuar sidomos nga njëra prej bankave tregtare, që realizon edhe volumet më të mëdha të këmbimeve në tregun valutor. Zakonisht këto luhatje vijnë nga operacione të mëdha që kryhen për llogari të klientëve. Në këtë rast, supozohet se ka pasur shitje në vlera të mëdha të euros nga subjekte të veçanta. Për të dhënë një efekt të tillë, besohet se shuma e shitur duhet të ketë qenë mjaft e madhe, sipër nivelit të pesë milionë eurove.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se deri në mesditë as Banka e Shqipërisë nuk ka pasur një informacion pse ka ndodhur një rënie e tillë. Sidoqoftë, bankat i raportojnë këmbimet valutore në bankën qendrore në fund të ditës dhe shumë shpejt, të paktën për Bankën e Shqipërisë, do të qartësohet volumi i këmbimeve që ka sjellë zhvlerësimin e euros. Ekspertët përjashtojnë që rënia të lidhet me sjellje spekulative nga aktorë të veçantë të tregut, sepse sjellje të tilla nuk lejohen nga Banka e Shqipërisë.

Rënia e fortë e euros duket se e ka suprizuar edhe tregu. Siç ndodh gjithmonë kur kursi ka lëvizje të fortë ditore në njërin kah, agjentët e këmbimit valutor kanë rritur ndjeshëm spread-in ose diferencën mes kursit në blerje dhe atij në shitje. Në të kaluarën momentet e panikut në treg janë zgjidhur menjëherë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet operacioneve të shitjes ose blerjes së valutës me bankat tregtare.

Hera e fundit që tregu valutor kaloi një moment të tillë ishte në muajin mars, por në atë rast në kahun e kundërt, kur euro u mbiçmua me afërsisht 5% në harkun e pak ditëve. Sipas agjentëve të tregut, në atë rast paniku erdhi për shkak të blerjeve të mëdha dhe të përqendruara në pak ditë nga KESH. Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, tregu u qetësua shpejt dhe u kthye gradualisht në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë, leku u forcua ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Dollari amerikan, pas një forcimi të ndjeshëm ditën e mërkurë, të enjten zbriti sërish në nivelin e 116.53 lekëve. Kursi i valutave të tjera kundrejt lekut reflekton ecurinë e tyre kundrejt euros dhe në dy javët e fundit monedha europiane ka rifituar ndjeshëm terren në tregjet ndërkombëtare. Faktori kryesor ka qenë rritja agresive e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane me 0.75 pikë përqindje, në përpjekje për të reaguar ndaj nivele shumë të larta të inflacionit.

 

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
3 këngët më të këqija në Eurovizion, ja ku renditet “Sekret” i Ronela Hajatit

Ronela Hajati mesazh kritikuesve: Do të paragjykojnë, ndaj bëj çfarë të duash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci
Sport

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25

Sulmuesi Arbër Hoxha është kthyer në vendimtar te skuadra e Dinamo Zagreb. Në ndeshjen e sotme kundër Hajduk Split, e...

Lexo më shumë
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com