GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rikthehen në detyrë 15 policët e pezulluar pas aksidentit tragjik të Jonadës

15:01 - 17/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen në detyrë 15 policët e pezulluar pas aksidentit tragjik të Jonadës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 2 gusht 2022, ditën që në plazhin e Potamit- Himarë, komisari i policisë Arjan Tase, vrau me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, pezulloi nga detyra 15 drejtues e inspektorë policie të kufirit mbikëqyrjes së plazheve, rendit e anti- krimit në Himarë.

Por ka ndodhur e kundërta e asaj që është deklaruar, pasi 15 shefat dhe inspektorët e policisë të zonës Himarë- Vlorë, nuk u hetuan nga SHÇBA as kur Muhamet Rrumbullaku ishte drejtor deri më 28 gusht, por as nga pasuesi Ardi Veliu.

Skandali thellohet me tepër kur mëson se 15 zyrtarëve të policisë u është hequr masa e shkarkimit nga detyrat dhe e pezullimit nga policia sikur të kenë qenë 1 muaj me leje.

Ata janë rikthyer përsëri në strukturat policore në të njëjtën drejtori e komisariat policie dhe me të njëjtat grada e detyra, duke u ndërruar vetëm zonat e shërbimit.

Heqja e urdhrit të pezullimit që kishte vendosur ndaj tyre ish-drejtori Gledis Nano, u bë 4 ditë para se kryeministri Edi Rama të emëronte Muhamet Rrumbullakun që logjikisht e ligjërisht, rezulton që pezullimi të jetë hequr nga drejtori në detyrë Tonin Vocaj, i cili e kishte kompetencë.

Ose ky mund të jetë detyruar nga ndonjë vendim i Drejtorit të SHÇBA, Ardi Veliu, për t’u pushuar hetimin dhe hequr pezullimin; marifet të cilin Ardi Veliu e bëri edhe në dhjetor 2020 kur ishte Drejtor i Përgjithshëm me ri-kthimin në polici të komisarit vrasës Arjan Tase dhe 5 vartësve e tij të arrestuar në flagrancë me drogë.

Ka gjasa të jetë kështu, pasi rikthimi në polici dhe në detyrat që kishin i 15 policëve të pezulluar për vrasjen e 7-vjeçares në plazh, është bërë 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama në prezantimin e drejtorit Muhamet Rrumbullaku, tha:

“Jam akoma i traumatizuar e nuk më zë gjumi, prej tragjedisë që shkaktoi punonjësi i policisë në Himarë, i cili duhet të marrë ndëshkimin që meriton, por zoti ministër dhe ju zoti drejtor i ri, në polici nuk duhet të kenë më vend, as ata që nuk garantuan sigurinë e pushuesve në plazh.”

Mirëpo edhe ky rast paska qenë thjesht një show i Edi Ramës, pasi jo vetëm nuk u hetuan nga SHÇBA e Ardi Veliut, por pas urdhrit të tij u rikthyen përsëri në polici e në detyrat që kishin.

Etiketa: aksidentArjan TaseKryesore1police

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Darkë romantike me njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kapen mat duke darkuar së bashku (FOTO)

Darkë romantike me njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kapen mat duke darkuar së bashku (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com